Turqia i ka ardhur në ndihmë Greqisë duke i dërguar dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter, pasi Athina prej tre ditësh është në betejë me flakët epokaliptike.
“Kemi marrë dy avionët zjarrfikës dhe helikopterin që Turqia dërgoi për të ndihmuar Greqinë në luftën kundër zjarreve”, thotë ambasada turke në Greqi.
Kujtohet se pasditen e djeshme në një postim, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme turke deklaroi: “Po bëhen përgatitjet e nevojshme për dërgimin e dy avionëve zjarrfikës dhe një helikopter për t’i dhënë ndihmë fqinjit tonë Greqisë në betejën kundër zjarret që prekin Athinën”.
Ndër vendet e tjera që tashmë kanë ofruar ndihmë ajrore dhe tokësore për vendin tonë janë Franca, Italia, Çekia, Serbia dhe Rumania.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al