FUSHE KRUJE- Një zjarr i fuqishem ka përfshirë zonën në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Situata paraqitet kritike, pasi ne afersi te zonen ku ka rene zjarri ndodhet edhe nje depo municionesh.
Ne vendin e zjarrit kane shkuar forca te zjarrfikeses, nderkohe qe eshte kerkuar ndihme nga Tirana dhe Durresi.
Mesohet se flaket favorizohen nga temperaturat e larta dhe era, qe ka mundesuar perhapjen e tyre. Kjo ka bre te veshtire edhe nderhyrjen per lokalizimin e vatres se zjarrit.
Sipas kreut te zjarrfikësve Dilaver Laçi, zjarri ndodhet 400 meter larg depos se dianamitit dhe 1 km larg fabrikes se cimentos. Sipas te dhenave te para nga terreni, Laci thekson se zjarri dyshohet te jete i qellimshem, por ende nuk ka te dyshuar si autore te tij.
Ai pohon se kane mberritur shume forca zjarrfikese nga zonat perreth qe po ndihmojne per lokalizimin e flakeve dhe shuarjen e tyre.
© Panorama.al











