TIRANË- Një grua ka mbetur e lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një banesë ne “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas të dhënave të para, zjarri ka rënë në katin e parë të një banese.
Në vend kanë mbërritur forca të policisë dhe ato zjarrfikëse, që bënë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit, ndërkohë që e lënduara është transportuar për në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Nuk ka ende detaje rreth shkakut të zjarrit.











