Zjarr në një banesë në Sarandë, dëme materiale

Jun 13, 2011 | 18:09

SARANDE- Një apartament në katin  e gjashtë të një pallati në Saranda u përfshi nga flakët duke rrezikuar jetën e dy fëmijëve që gjendeshin brenda. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy fëmijëve, 3 dhe 5 vjeç. Banesë, e cila mësohet se është në pronësi të Teodora Kristos, u përfshi nga flakët, ndërsa mësohet sa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

© Panorama.al

Te lidhura