Zjarr në Butrint, rrezikohet Parku Kombëtar

Aug 17, 2011 | 21:05

UPDATE- Zjarret vazhdojnë të jenë shqetësues dhe kërcënues për natyrën dhe banorët në të gjithë vendin.

Së fundi njoftohet për një zjarr të madh i cili ka prekur zonën e shpallur Park Kombëtar në qytetin antik te Butrintit, shumë të vizituar nga turistët e huaj në këtë periudhë.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi në të gjithë zonën, për shkak të erës së fortë në zonë.

Ende nuk ka informacione nëse forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjajre, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

© Panorama.al

Te lidhura