Zhdukja e pikturave, arrest për përgjegjësit e Galerisë

Jul 27, 2012 | 12:32

Drejtori i Galerisë, Vladimir Topi dhe ish-përgjegjësi i fondit, Sotiraq Xega

KORÇE/ Gjykata i lë në arrest shtëpiak. Mister fati i 55 veprave.

Akuzë “shpërdorim detyre” drejtorit e kujdestarit të fondit.

Firmosen arrestet e para për zhdukjen e 55 pikturave nga fondi i Galerisë së Arteve Figurative në Korçë. Drejtori i Qendrës së Kulturës, Vladimir Topi dhe ish-përgjegjësi i fondit, Sotiraq Xega, janë lënë në arrest shtëpie nga ana e gjykatës, si personat përgjegjës për këtë skandal. Të dy ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa nuk dihet fati i veprave, 27 prej të cilave i përkasin piktorit të madh, Vangjush Mio. Ndonëse ishte paralajmëruar masa e tyre, si personat e parë që kanë dijeni dhe përgjegjësi për fatin e veprave që ndodhen brenda godinës së Qendrës së Kulturës, dje u konkretizua masa e sigurisë ndaj tyre. Sipas Prokurorisë, dy personat e parë që janë në masë sigurie janë ata që përgjatë viteve kanë pasur akses në fondin e Galerisë dhe kanë…

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura