Zhaku në plazh, me boksera dhe pa forma

Jul 9, 2011 | 12:25

Që Zhaku e ka problem të zhvishet plotësisht në plazh, kjo gjë po vërtetohet çdo verë. Ashtu si vitin e kaluar ku paparaci ynë e fotografoi vajzën plangprishëse të spektakleve, në Drimades e mbuluar kokë e këmbë me shall, këtë herë ka arritur ta fotografojë ndërsa del nga deti. Kanë rënë në sy rrobat e saj të plazhit, që janë të kuqe në pjesën e sipërme dhe boksera të zeza poshtë. Gjithashtu duken mjaft mirë linjat e saj gjithmonë elegante. Këto ditë të nxehta Zhaku ka gjetur kohën të udhëtojë në fundjavë drejt plazhit të Drimades, që është dhe vendi i saj i preferuar. Prej pak muajsh ajo drejton një program televiziv me titull “Zhoushou” në kanalin T në Digitalb. Programin e ka konceptuar si një parodi mbi televizionet, shoqërinë dhe politikën shqiptare. Ndërkohë që në eksperimentimet e saj të shumta mbi artin është dhe muzika. Zhaku ka realizuar edhe një album muzikor, pjesë e së cilit ishte dhe kënga “Mos voto”, ku së bashku me Kastro Zizon bënte thirrje për bojkot në zgjedhje.

© Panorama.al

Te lidhura