Zgjidhet pasuesi, Al Zauahiri, kreu i ri i Al Kaedës

Jun 17, 2011 | 9:47

Ashtu siç pritej, kreu i krahut egjiptian të lëvizjes “Al Kaeda”, Ayman al Zauahiri, u emërua nga rrjeti terrorist si pasuesi i Osama bin Ladenit, simbolit dhe themeluesit të kësaj lëvizjeje, i cili u vra më 2 maj nga trupat speciale amerikane në Abutabad të Pakistanit. Përmes një komunikate të publikuar në faqen e tyre të internetit, shtabi i përgjithshëm i Al Kaedës njoftoi emërimin liderit të ri. “Sheiku Ayman al Zauahiri, e udhëheqtë Zoti, mori përgjegjësinë si emiri i grupit”, thuhet në deklaratë. Al Zauahiri ka qenë krahu i djathtë i Osama bin Ladenit.

© Panorama.al

Te lidhura