Zgjedhjet, votuan 28% e studentëve e 97% e stafit

Feb 23, 2012 | 10:39

Myqerem Tafaj

Ministri Tafaj jep shifrat e zgjedhjeve në universitete: 55% vetëm me 1 kandidat.

Kule: U shpërndanë trakte kundër meje, tentativë për politizim.

Ministria e Arsimit bën bilancin e zgjedhjeve në universitete. Dje, gjatë një konference për shtyp, kreu i këtij dikasteri, Myqerem Tafaj, e cilësoi procesin të realizuar brenda të gjitha standardeve. Ai dha shifra për pjesëmarrjen në votime. “Rreth 97% e pedagogëve dhe personelit ndihmës në universitete mori pjesë në votime, ndërsa nga studentët morën pjesë vetëm 28.5%. Pjesëmarrja e studentëve në këto zgjedhje ishte më e lartë se në zgjedhjet përpara 4 viteve”, tha Tafaj. Sipas tij, në 53 fakultete konkurruan me 2 kandidatë, ndërkohë që në 55% të numrit total të fakulteteve konkurroi vetëm 1 kandidat. “Në 7 fakultete, çka do të thotë në 13% të fakulteteve që zhvilluan zgjedhje, nuk konkurroi asnjë kandidat, për shkak se asnjë pedagog nuk plotëson kriterin bazë, që është titulli “Profesor i Asociuar” ose “Doktor i Shkencave”, mbrojtur në një universitet të huaj dhe përvojë akademike në një universitet të huaj pas doktoratës”, sqaroi ministri. Sa u përket departamenteve, Tafaj tha se në 175 departamente konkurruan 101 kandidatë të vetëm, pra rreth 57% e departamenteve kishin vetëm 1 kandidat në garë, ndërsa 21% e departamenteve

Dhori Kule

kishin 2 kandidatë në garë. “Ndërkohë që në 33 departamente ose në 19% nuk u zhvilluan zgjedhje, sepse asnjë pedagog nuk përmbush kriterin që kërkon ligji i arsimit të lartë, gradën ‘Doktor i Shkencave’”, u shpreh ministri. I gjithë procesi zgjedhor në fazën e tij përgatitore dhe në ditën e votimit u zhvillua sipas standardeve të përcaktuara në rregulloren e zgjedhjeve, të hartuara dhe miratuara nga vetë universitetet. Për këtë unë dëshiroj të falënderoj të gjithë aktorët, rektoratet, dekanatet, komisionet zgjedhore në nivel universiteti dhe fakulteti për organizimin dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve. “I gjithë procesi zgjedhor në fazën e tij përgatitore dhe në ditën e votimit u zhvillua sipas standardeve të përcaktuara në rregulloren e zgjedhjeve, të hartuara dhe miratuara nga vetë universitetet. Për këtë unë dëshiroj të falënderoj të gjithë aktorët, rektoratet, dekanatet, komisionet zgjedhore në nivel universiteti dhe fakulteti për organizimin dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve”, tha Tafaj. Ndërkohë, dje pas zyrtarizimit të fitores, rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, deklaroi se u bënë përpjekje për të politizuar zgjedhjet. “Ky institucion është autonom në brendësinë e vet, në integritetin e vet, pavarësisht përpjekjeve që nga struktura jashtë universitetit, politike, që nuk dua t’u jap shumë peshë, pasi vetë universiteti ia dha përgjigjen, kishte situata të tilla për të ardhur keq. Në errësirë u shpërndanë trakte errësire, të tilla trakte kanë në fund edhe porositësin e tyre”, tha Kule.

Pjesemarrja
97%  e pedagogëve dhe personelit ndihmës

28.5%  e studentëve

53 fakultete konkurruan me 2 kandidatë

55% e numrit total të fakulteteve me vetëm 1 kandidat

7 fakultete ose në 13% të fakulteteve nuk pati zgjedhje

175 departamente konkurruan me 101 kandidatë të vetëm

57%  e departamenteve kishin vetëm 1 kandidat në garë

21% e departamenteve kishin 2 kandidatë në garë

33 departamente ose në 19%  nuk u zhvilluan zgjedhje

© Panorama.al

Te lidhura