Zgjedhjet vendore, pritet raporti i OSBE/ODIHR

Aug 14, 2011 | 12:29

TIRANE- OSBE/ODIHR pritet të publikojë javën e ardhshme raportin përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri.

Raporti i këtij organizmi është më i rëndësishmi për zgjedhjet në Shqipëri.

Ditët e fundit, ambasadorët e shumë vendeve të vendosur në Shqipëri, janë shprehur se nuk mund të flasin për zgjedhjet e 8 majit, pa parë më parë raportin e OSBE/ODIHR.

Ambasadorja e Gjermanisë, Carola- Muller Holtkemper pak ditë më parë tha se, ende nuk e ka këtë raport në dorë, duke shtuar se, në momentin që do ta ketë atëherë do të mund të flasë për cilësine dhe standartet që këto zgjedhje kanë plotësuar ose jo.

Misioni i OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të mbajtura më 8 maj është kryesuar ngë Jonathan Stonestreet (nga Shtetet e Bashkuara). Misioni përbëhej nga 15 anëtarë, ekspertë ndërkombëtar të vendosur në Tiranë. 24 vëzhgues afatgjatë u vendosën në të gjithë vendin që nga 5 prilli.

Raporti, përveç vlerësimeve dhe kritikave pritet të japë edhe rekomandimet e radhës për reformën zgjedhore. Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, pak ditë më parë theksoi nevojën për rishikimin e Kodit Zgjedhor.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka publikuar rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve, per shkak te perseritjes se zgjedhjeve ne disa komuna ne vend.

© Panorama.al

Te lidhura