Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen ben apel per qetesi gjate zgjedhjeve serbe. Thirrja eshte bere permes nje deklarate, sipas te ciles ai i drejtohet “të gjithë liderëve të komuniteve që të përmbahen” gjatë zgjedhjeve serbe të së dielës, në të cilat do të votojnë edhe serbët që jetojnë në Kosovë”.
Në deklaratën e Rasmusenit po ashtu thuhet se ai është i bindur se KFOR-i do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të ruajtur një ambient të “qetë dhe të sigurt” dhe të pengojë përshkallëzimin e tensioneve gjatë zgjedhjeve të 6 majit.
OSBE sipas një marrëveshjeje të arritur para pak ditësh, do të lehtësojë votimet në Kosovë për serbët lokalë.











