Sequi: BE do vlerësojë për pjekurinë demokratike

Jun 1, 2011 | 10:32

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi ka apeluar për përmbyllje të drejtë, transparente e të pavarur të  procesit zgjedhor, duke kujtuar se në fund të vitit BE-ja do të japë vlerësimin e saj për pjekurinë demokratike të vendit.

Sipas ambasadorit, procesi duhet dhe do të vlerësohet në tërësinë e tij dhe është i rëndësishëm të analizohet në këtë mënyrë.

Ai ka theksuar se procesi nuk është mbyllur ende e për këtë duhet të punohet drejt.

“Procesi duhet të përmbyllet në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe transparent dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor”- ka thënë ai.

Më tej Sequi ka dekalruar se procesi është shumë i rëndësishëm për rrugën integruese të Shqipërisë drejt familjes europiane. “BE do bëjë vlerësimin në fund të vitit për pjekurinë demokratike të vendit”- tha ai. Deklarata u be sot, pas interesimit te medias, ne permbyllje te nje aktiviteti per mjedisin ne Shkollen e Kuqe ne Tirane.

© Panorama.al

Te lidhura