Rama, takim me strukturat në Gjirokastër

Jun 23, 2011 | 18:03

GJIROKASTËR- Kreu i PS-së, Edi Rama në vijim të turit të njoftuar dy javor me strukturat në bazë është ndalur sot në Gjirokastër, në një takim me strukturat dhe krerët e njësive vendore si dhe këshilltarët e komunave dhe bashkive. Në këtë takim Rama shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar,  Gramoz Ruçi dhe deputetja socialiste Arta Dade. Mësohet se në qendër të takimit të sotëm me dyer të mbyllura, ishin zgjedhjet lokale të 8 majit në Gjirokastër.

Mësohet se Rama ka vlerësuar strukturat drejtuese dhe kreun lokal te PS së Bashkisë Gjirokastër Florijan Hysi, për mirëorganizimin e fushatës elektorale gjë që coi në fitoren për të tretën herë radhazi të kandidatit Flamur Bime. Në këtë kontekst, nuk u la pa u vlerësuar edhe fitorja që ka korrur PS si subjekt politik në proporcional në Këshillin Bashkiak, ku renditet si forcë maxhoritare, por u bene kritika per humbjen ne njesite vendore.

Nga 13 njësi vendore, PS ka rifituar Bashkinë e Gjirokastrës dhe Komunën e Antigonesë, ndërkohë që humbi Komunat e Picarit, Qendër Libohovë dhe Zagori, dhe rihumbi komunat e Lunxhërisë, Odrijes dhe Cepos. Ndërkaq PBDNJ si aleate e PS, fitoi në Komunat e Dropullit të Poshtëm, Dropullit të Sipërm, Pogonit dhe Odrijes.  Piro Nase

 

© Panorama.al

Te lidhura