Papa Françesku teksa komentoi dy kandidatët presidencialë amerikanë, këshilloi votuesit katolikë të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.
Papa tha se mos mirëpritja e emigrantëve, duke iu referuar Trump, është një mëkat “i rëndë” dhe e krahasoi qëndrimin e Kamala Harris për abortin me një “vrasje”.
“Të dy janë kundër jetës, qoftë ai që dëbon emigrantët, qoftë ai që vret foshnjat”, tha Papa në komentin e rrallë politik në një konferencë shtypi të premten teksa përfundoi një turne 12-ditor nëpër Azinë Juglindore.
Papa nuk iu referua me emër Harris apo Trump në komentet e tij. Katolikët amerikanë përbëjnë 52 milionë nga 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën.
Papa Françeskut iu kërkua të konsullonte votuesit katolikë gjatë konferencës për shtyp dhe vuri në dukje në fjalët e tij se nuk ishte amerikan dhe nuk do të votonte në zgjedhje.
Por ai inkurajoi amerikanët të votojnë. “Të mos votohet është e shëmtuar. Nuk është mirë. Duhet të votoni,” tha ai.
“Ju duhet të zgjidhni të keqen më të vogël. Kush është e keqja më e vogël? Ajo zonja apo ai zotëri? Nuk e di. Të gjithë, në ndërgjegje, (duhet) të mendojnë dhe ta bëjnë këtë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al