Zgjedhjet për Senatin e Shtetit Californisë, Mediu dhe Vokshi në SHBA! Demokratët ndjekin nga afër procesin e votimit

Nov 4, 2024 | 14:43
SHPËRNDAJE

Dy deputetët të Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu, kanë ndjekur nga afër zgjedhjet për Senatin e Shtetit Californisë.

vokshi mediu shba

Mediu demokrati ka bërë me dije se kanë ndjekur nga afër dhe fushatën e liderit Republikan në Senat, Senator Brian Jones.

Po ashtu, ai ka ndarë momente nga vizita në Qendrën Regan, ku u njohën me jetën e një nga Presidentët më të shquar Amerikan Ronald Regan.

Reagimi i Mediut

Bashkë me kolegen Albana Vokshi sot patëm kënaqësinë të ndjekim nga afër fushatën e liderit Republikan në Senat Senator Brian Jones.

Moment shumë i veçantë ishte vizita në Qëndrën Regan(Regan Library) ku u njohëm me jetën e një nga Presidentët më të shquar Amerikan Ronald Regan i cili bërë histori në transformimin e Amerikës në vitet 1980 si Presidenti Republikan pro lirisë dhe pro biznesit, taksave të ulta, qeverisë vohël, pro familjes dhe besimit të atakuar nga e majta sot më shumë se kurrë.

Regan ishte Presidenti i cili i frymëzoj luftën kundër komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik.

Momente të veçanta të vizitoje Air Force One të ekspozuar në këtë qendër si dhe Marinë One si dhe zyrën ovale me të cilën ai shërbeu në Shtëpinë Bardhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura