TIRANE- Partia Demokratike, ndërsa dënoi akuzat e Partisë Socialiste për përbaltje të procesit zgjedhor, tha se zgjedhjet e 8 majit treguan forcën e demokracisë dhe institucioneve të pavarura.
Në një dalja të shkurtër para gazetarëve, zëdhënësja Jorida Tabaku duke iu referuar akuzave të PS-së se demokracia në vend është në rrezik, theksoi se “demokracia nuk është në rrezik kur numërohet çdo votë, demokracia vihet në rrezik nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve”
“Demokracia funksionon më lehtë kur ka një diferencë të konsiderueshme në rezultat, por demokracia provohet kur ka një rezultat të ngushtë, dhe këto zgjedhje në Tiranë treguan forcën e demokracisë dhe të institucioneve të pavarura, duke ndjekur rrugën e ligjit që mundësoi dëgjimin e zërit të çdo qytetari”- tha ajo.
Më shumë qytetarë votuan kandidatin e Aleancës për Qytetarin, theksoi ajo, duke shtuar se më e rëndësishme se sa kjo, është fakti se u dëgjua zëri i çdo qytetari.
PD i quajti të pabaza akuzat e kreut socialist, Edi Rama, duke e vënë theksin tek vlerësimi, që sipas PD-së ka dhënë komuniteti ndërkombëtar për këto zgjedhje.
© Panorama.al











