UPDATE- ODIHR ka dhënë shpjegime sot lidhur me përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi.
Siç raporton televizioni News 24 që i referohet një reagimi të marrë nga Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut(ODIHR) në Varshavë, vlerësohet se është herët që në Shqipëri të përdoret teknologjia në numërimin e votave.
“Në raportet e zgjedhjeve tona të mëparshme, kemi rekomanduar që teknologjitë e reja të votimit, përfshirë numërimin elektronik të votave, duhet të implementohen në mënyrë graduale, hap pas hapi dhe jo e gjitha menjëherë. Këtë këshille e kemi paraqitur në mënyrë konsekuente në takimet tona me partitë politike në Shqipëri, përfshirë edhe në tryezen e zgjeruar për çështjet zgjedhore që u mbajt në muajin mars, por edhe në vizitat e ekspertëve tanë javët e kaluara”,- thuhet në sqarimin e ODIHR.
Numërimi elektronik i votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare u pa si një marrëveshje e rëndësishme mes dy partive të mëdha në kuadër të reformës zgjedhore, e cila ende nuk ka përfunduar.
© Panorama.al











