NGA XHEVAT MUSTAFA
Pas uljes së perdes së zezë në skenën e komedisë apo maskaradës elektorale në Himarë, ndërsa Vangjel Tavo, shtabi, familjarët dhe votuesit e tij festojnë si të tërbuar apo të droguar me tava me peshq e verëra, birra, raki…, mund të thuhet se kjo e keqe pati edhe një të mirë për PD- në dhe aleatët e saj të pakët e të mpakët! Kjo humbje e re apo e radhës duhet t’u ketë mbushur mendjen shumicës së figurave drejtuese të PD- së e të opozitçkës se nëse nuk klasifikohen juridikisht e nuk penalizohen dhe dënohen pa të drejtë amnistimi si vjedhje e korrupsion falsifikimi i dokumenteve të identitetit, listave zgjedhore, shitblerja apo vjedhja e votave; symbyllja ndaj këtyre abuzimeve apo shkeljeve në komisionet zgjedhore, deri në KQZ qendrore…, nëse Celibashi vazhdon të mbetet në KQZ si “dashi që prin kopenë” apo si dollibashi, është e kotë që harxhohen miliona euro për farsa apo panaire zgjedhore nën Rama-parti-qeveri e të shpresosh për të fituar mbi ata! Përse dënohen, edhe jo lehtë hajdutët e xhepave, shtëpive, magazinave, bankave, valixheve në aeroporte e tragete e jo hajdutët e votave, për më tepër e keq, me shumicë e deri në favorizimi dhe përcaktim të fituesve të pamerituar…?
Të mos harrojmë: hajdutët e vegjël të votave nuk e bëjnë këtë pa u porositur, urdhëruar, paguar nga shefat partiakë e bashkiakë lokalë e këta nga shefat qendrorë në Tiranë! Natyrisht, edhe këta janë marrë vesh me kryeshefin e kanë marrë leje e miratim prej këtij! Në këto kushte, prej rreth 10 vitesh është bërë e kuptueshme se të shpresosh se mund të bëhen zgjedhje të lira, të ndershme, demokratike nën Rama-parti-qeverinë e nën Celibash-KQZ-në është ngjashëm sikur të besosh se mund të gjesh femra të reja të virgjëra në një shtëpi publike, në një harem sulltani apo sheikësh arabë…! Njëherazi, është për t’u shqetësuar si vend, si popull, shoqëri, kombëtarisht… se edhe pas 47 viteve të ferrshëm të Enverit dhtë Ramizit dhe 20 viteve jo më pak të lehtë të Fatosit dhe të Edit, plot shqiptarë “të majtë”, enveristo-edramistë-sigurimsa-patronazhistë, oligarkë-kanabizistë…, nëpër kafene, qebaptore, rërë e shezlongë plazhesh, krevate, para ekraneve të televizorëve, nëpër supermarkete dhe tregje rrugësh me çmime dyfish më të lartë se më 2013 e se në Gjermani; nëpër stola lulishtesh kur luajnë domino e tavëll; nëpër nevojtore… vazhdojnë të shprehin me fjalë e me vota mesazhin lemerisësh: “Për Edin dhe partinë ne nuk mendojmë fare as për vete dhe familjet e as për Shqipërinë”! Nëse janë e ndjehen vërtetë shqiptarë e qytetarë, nëse i analizojnë me mend, gishtërinjtë, kuletat, tavolinat familjare të veta të ngrënies fushatat dhe “fitoret zgjedhore” , “bumet”, “rekordet” e Rama-qeverisjes me sytë e veta e jo të Edi Ramës, Linda Ballukut, Bledi Çuçit, Taulant Ballës, Elisa Spiropalit, Blendi Klosit… e të tufës së gazetarëve, papagaj proqeveritarë, jo pak nga ata që kanë votuar dhe kërcyer si të tërbuar nga gëzimi për “fitoren historike” të greko-shqiptarit Vangjel Tavo në Himarën mbi 75% shqiptare, mund të arrijnë në përfundimin zhgënjyes, tronditës, turpërues, inkriminues… se fituesit e vetëm nga kjo farsë apo maskaradë zgjedhore janë Vangjel Tavo, Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis dhe qarqe “vorioepirote” në Greqi e në Shqipëri si dhe në diasporën greke nëpër botë, veçanërisht në SHBA!
Menjëherë pas shpalljes së “fitores” së Vangjel Tavos, më saktë të Edi Ramës dhe Ilirian Celibashit, drejtues të PD-së, të cilëve edhe në Himarë iu vodh fitorja nën hundë, deklaruan se kanë mbledhur e po mbledhin plot fakte që dëshmojnë shkeljet flagrante e penalizuese ligjore nga Rama-parti-qeveria e nga komisionet zgjedhore, nënkuptueshëm edhe nga KQZ e Celibashit, i cili jo për trimëri personale ka vite që nuk ndjen as turp e as frikë duke u bërë e vepruar si kukull apo kone e Edi Ramës! Natyrisht, përfaqësues të partive opozitare kanë të drejtë e mund të vazhdojnë pa ndjerë lodhje dhe duke u djersitur sikur të ishin futur në Jon, të mbledhin “kocka provash”, por do t’u dalë angari, sakrificë e shpresë e kotë! Tani, si kofini pas të vjeli, shokë e miq demokratë, të aftë për të ruajtur si sytë e ballit jo votat, por postet e mandatet personale, është shumë vonë dhe fare formale! Përfaqësuesit e PD-së në farsën zgjedhore në Himarë, të ndihmuar vëllazërisht nga tradita 10-vjeçare “rilindase” e vota-blerjevjedhjes dhe e përcaktimit të fituesit qysh ditën e shpalljes së datës së zgjedhjeve, duhej të kujtoheshin me kohë për t’i parandaluar aktet e “përdhunimit” të listave zgjedhore e në dokumentet e identitetit të votuesve, të gjallë e të vdekur, vendalinj apo të ardhur me autobusë nga Vlora, Saranda, Greqia…! Provat mblidheshin 5-3-2 ditë më parë dhe ditën e zgjedhjeve,
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al