Zgjedhjet në komunën Shalë, KQZ: Më 21 gusht

Aug 16, 2011 | 19:41

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi sot mbajtjen më 21 gusht të zgjedhjeve vendore në komunën Shalë, të Qarkut të Shkodrës. Zgjedhjet vendore në komunën Shalë nuk u mbajtën më 8 maj, po ashtu as në raundin e dytë më 31 korrik.

Më 31 korrik, zgjedhjet në këtë komunë nuk u zhvilluan për shkak të pengimit që ju bë procesit nga disa persona. 5 prej tyre u arrestuan nga policia.

Arrestimi i këtyre shtetasve erdhi pasi ditën zgjedhjeve të pjesshme në momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi, të Komunës Shalë, pikërisht sapo janë zbritur këto materiale zgjedhore, grupe të ndryshme personash, (ku mes tyre jane identifikuar dhe 5 shtetasit e arrestuar), janë vërsulur në drejtim të Komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qëndra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë, Shkodër.

Pas këtij konflikti zgjedhje në Shalë u anulluan. Pas zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme në këtë komunë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mund të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

© Panorama.al

Te lidhura