Zgjedhjet,Jagland:Do kërkoj opinionin e Venecias

Jun 17, 2011 | 12:42

STRASBURG- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland deklaron se do të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias pasi të përfundojë procesi i zgjedhjeve në Shqipëri, me qëllim që të shmangen problemet në zgjedhjet e ardhshme.

Permes një letre dërguar Përfaqësueses së Përhershme të Shqipërisë në Këshillin e Europës, Margharita Gegës, ai apelon per dialog politik mes paleve ne vendin tone, ne respekt te shtetit ligjor dhe institucioneve.

Sipas tij, ne kushte te tilla ku ndodhet procesi paszgjedhor vendimi i Kolegjit duhet respketuar.

“Dëshiroj t’i referohem bisedës time të djeshme me Ministrin Haxhinasto dhe të ripërsëris mesazhet kryesore të Letrës time të datës 10 Qershor për Kryeministrin Berisha dhe konkretisht thirrjes për dialog politik, mbi bazën e respektimit të shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike. Sigurisht që referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim”, shkruan ai.

© Panorama.al

Te lidhura