Rezultatet e zgjedhjeve të para të lira në Libi kanë vënë në krye të vendit një aleancë liberale jofetare.
Aleanca e Forcave Kombëtare, një koalicion i udhëhequr nga kryeministri i përkohshëm i vendit, Mahmud Xhibril, fitoi 39 nga 80 vendet që janë në dispozicion për partitë në Kongresin e Përgjithshëm Kombëtar.
Partia Vëllazëria Myslimane për Drejtësi dhe Ndërtim u rendit e dyta me 17 vende.
Fitorja e Xhibrilit vlerësohet të jetë një kthim prapa në Pranverën Arabe për myslimanët, të cilët kanë fituar zgjedhjet në Egjipt dhe Tunizi.
Sidoqoftë, balanci i fuqisë qëndron në 120 vendet e mbetura për kandidatët e pavarur, të cilët nuk dihen ende.
Komisioni Zgjedhor në Libi tha se 62 për qind e votuesve të regjistruar kanë marrë pjesë më 7 korrik në zgjedhjet e para të lira të vendit që nga dëbimi prej pushtetit të ish-presidentit, Muamer Gadafi. (rel)
© Panorama.al











