Zgjedhja e Presidentit, Gaiani: Proces kushtetues

Jun 13, 2012 | 11:23
Ambasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani

DURRES- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani tha sot se zgjedhja e Presidenti të Shqipërisë ishte një proces kushtetues, duke e vlerësuar Nishanin si nje personalitet te nje niveli te larte.

Nga Durrësi, ambasadori Gaiani u shpreh se zgjedhja e Nishanit në krye të shtetit ishte një zgjedhja shumë e mirë e bërë nga politika shqiptare. Sipas ambasadorit italian, shanset që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti, janë të mëdha.

Ambasadori Gaiani komentoi edhe lidhur me diplomën e marrë nga Renzo Bossi, për të cilën tha se ambasada nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë çështje.

© Panorama.al

Te lidhura