Zgjat vetëm 2 ndeshje aventura e Ilir Spahiut te Kukësi, trajneri ndërpret bashkëpunimin me verilindorët

Sep 9, 2024 | 21:24
SHPËRNDAJE

Ilir Spahiu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Ka zgjatur vetëm 2 ndeshje aventura e 66-vjeçarit në krye të skuadrës verilindore, teksa ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit.  

ilir spahiu

Bëhet me dije se ky “divorc” la ardhur për arsye familjare.  

NJOFTIMI I PLOTË I KUKËSIT:  

Futboll Klub Kukësi njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Ilir Spahiu! Tekniku i ka komunikuar drejtuesve të klubit se për arsye familjare, nuk mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën në Kukës.  

Pavarësisht se dëshira dhe insistimi i klubit ishte që Spahiu të mbetej në krye të ekipit të parë, është mirëkuptuar vendimi i trajneri për t’u larguar.  

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën, do të prezantohet ditën e nesërme. 

Klubi falënderon Ilir Spahiun për kontributin dhe profesionalizmin e tij në këto javë si trajner i skuadrës i uron suksese në vazhdim. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura