Zeneli në Gjykatën e Lartë, Alibeaj e Braçe votë kundër

Jul 27, 2012 | 11:14

Dje gjate votimit ne Kuvend

Parlamenti miraton me 117 vota dekretin. Abstenojnë tre deputetë të PS.

Topalli nuk voton, Tahiri, Gjoni e Bushati braktisin seancën.

Parlamenti miratoi dje dekretin e fundit të ish-Presidentit Bamir Topi për postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Maxhoranca dhe opozita votuan dje me konsensus emrin e Artan Zenelit për në Gjykatën e Lartë. Kandidatura e Zenelit në Parlament ka arritur të sigurojë plot 117 vota pro, 2 kundër dhe 3 vota abstenim. Ndërkohë që dekreti i fundit i Bamir Topit është refuzuar të votohet nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë votimit Topalli ka lexuar listën me të gjithë deputetët e Parlamentit, pasi votimi u realizua në mënyrë nominale. Kryeparlamentarja ka kaluar rreshtin, duke mos lexuar emrin e saj dhe ta shoqëronte me shprehjen e vullnetit, nëse ishte pro apo kundër Artan Zenelit. Në përfundim të votimit, Topalli deklaroi se nuk kishte votuar, duke mos dhënë tjetër argument…

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura