“Janë duke u zhvilluar konsultimet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Po bëjmë çmos që dialogu të nisë sa me pare”, ka deklaruar Maja Kociançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton. Lajmin e ka publikuar “Blic” i Beogradit.
Zëdhënësja e Catherine Ashton, ka thene per mediat serbe se përfaqësuesja e lartë e BE–së ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Dacic dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi . Por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut.
“Puna në raportin ka nisur , por meqenëse deri atëherë do të ketë serish kontakte, deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit”, ka thënë Kociancic.
Ajo ka shtuar se Catherine Ashton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog./rtk/
© Panorama.al











