Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi sot se zëdhënësi i Muamar Gadafit, Moussa Ibrahim ka telefonuar në një zyrë të agjencisë së lajmeve në Kajro për të thënë se Gadafi është në Libi dhe me moralin lart.
“Ai është në krye të betejës për lirinë dhe pavarësinë tonë”-citohet Ibrahim.
Ndërkohë, AP thotë se nga zëri, zyra në Kajro është e sigurt se ai ishte Moussa Ibrahim.











