Një grua në Peskara të Italisë ka zbuluar disa javë më parë se prej katër vitesh ishte e martuar me një burrë që nuk e njihte. Një “incident” falë një ngatërrese që ia koklaviti aq shumë jetën, sidomos kur mësoi se ajo ishte përgjegjëse për shpenzimet e tij. Gabimi ishte bërë nga një prej nëpunësve të gjendjes civile. “E vërteta” kishte dalë në pah vetëm kur gruaja kishte kërkuar një certifikatë. Rasti ka ngritur debate mbi mungesën e kontrollit të datave të lindjes së personave që kryejnë veprime në pikat e gjendjeve civile të komunave të vogla në Itali.











