Zbulohet lidhja e Bertanit me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska

Feb 20, 2012 | 13:39

Edhe pse për shumë janë prezantuar vetëm si miq dhe bashkëpunëtorë, pop këngëtari dhe producenti Bertan Asllani, më në fund ka bërë publike lidhjen e tij me këngëtaren maqedonase, Tamara Todevska Në disa imazhe të publikuara nëpër profilet e tyre në facebook, Tamara dhe Bertani shihen të përqafuar pranë njëri- tjetrit. Disa nga fotot janë realizuar në Selanik të Greqisë, pas festave të fundvitit. Sipas asaj që shkruhet në mediat maqedonase, Tamara kohëve të fundit është duke publikuar vetëm këngë për dashurinë, ndërsa një nga më të rejat titullohet “Të falënderoj që më dashuron”, me komente dhe “like”, në mesin e të cilëve edhe Bertani. Gjithmonë duke u bazuar në atë që shkruhet në shtypin rozë në Maqedoni, këngëtarja Todevska nuk është përgjigjur në celularin e saj për të konfirmuar apo përgënjeshtruar lidhjen, ndërsa nga produksioni që menaxhon karrierën e saj “Simply city”, kanë thënë se në jetën private nuk i përzihen këngëtares. “Shumë jam e dashuruar”, ka thënë Tamara gjatë promovimit të klipit të saj ‘’Nuk dëshiroj të jem vetëm’’ gjatë muajt nëntor të vitit të kaluar, por nuk ka dashur të pranojë nëse bëhet fjalë për Bertanin. Miq të përbashkët të tyre tregojnë se dashuria mes saj dhe producentit Bertan Arsllani ka filluar në studion e këngëtarit ‘’BMA Production’’, ku Tamara së bashku me Bertanin dhe reperin Toni Zen si tekstshkrues, punojnë këngët e reja të këngëtares Todevska. Bertani së bashku me vëllain e tij Mertin, ka kohë që kanë hapur studion e tyre muzikore së bashku me produksionin filmik që realizojnë këngë e klipe, duke bashkëpunuar kështu me shumë këngëtarë të njohur nga skena muzikore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Serbi. Në mesin e këngëtarëve që bashkëpunojnë me ta, janë edhe Anjeza Branka, Tamara Todevska, Big D, Toni Zen, Tijana Dapcevic e shumë të tjerë.

KUSH ËSHTË TAMARA TODEVSKA
Tamara Todevska, e njohur në Maqedoni nën emrin e artit vetëm si Tamara, është pop këngëtarja e lindur në Shkup, nga një baba maqedonas dhe nënë serbe. Ajo është e motra e këngëtares së njohur serbe, Tijana Dapèevic. E lindur në vitin 1985, ajo është rritur në një familje muzikantësh. I ati i saj Velko Todevski, profesor në shkollë të muzikës, ndërsa e ëma një soprano e njohur, Branka Todevska. Tamara ka trashëguar talentin nga e ëma, pasi ngjyrat e vokalit ngjasojnë shumë me ato të së ëmës. Kënga e saj e parë ka qenë në duet me të motrën Tijanën, e titulluar ‘’Lojë e çmendur’’, e publikuar në vitin 1997. Karriera e Tamarës ka filluar në vitin 2003, ku në një festival të njohur në Mal të Zi ka fituar vendin e dytë me këngën ‘’1003’’. Në vitin 2008, Tamara së bashku me Vërçak dhe Adrian Gaxhën kanë prezantuar Maqedoninë në Eurosong, që është mbajtur në Beograd me këngën ‘’Në emër të dashurisë’’, këngë kjo që më vonë është kënduar në disa gjuhë të ndryshme, përfshirë këtu atë maqedone, shqip, angleze, turke dhe serbe.

© Panorama.al

Te lidhura