
Muzeu i arteve Prado i Spanjës mendon se ka zbuluar një kopje të jashtëzakonshme të “Mona Lizës” njohur edhe si Xhokonda, e pikturuar nga një prej nxënësve të Leonardo da Vinçit.
Kopja ka qenë e ekspozuar më muzeun e arteve për vite, ndërkohë që ekspertët nuk kanë qenë në dijeni për rëndësinë e saj.
Një restaurim rutinor i ka çuar ekspertët që të zbulojnë sfondin e errët prapa së cilës është shtuar më pas figura e famshme e Mona Lizës dhe se ajo ishte mbuluar me një peizash italian, në mënyrë të ngjashme me origjinalin e realizuar nga Da Vinçi.
Artisti po ashtu ka përsëritur përmirësimet e DaVinçit, duke i çuar ekspertët në përfundimin se ai ka kopjuar Xhokondën në studion e mjeshtrit, ndërsa po pikturohej origjinalja.
Piktura është e masës së njëjtë sikurse Mona Lisa dhe daton nga shekulli i 16-të, njësoj sikurse origjinali. Besohet se ajo është pikturuar ose nga Andrea Salai ose Françesko Melzi, që kanë qenë nxënësit më të afërt të Da Vinçit.
Origjina e kopjes është konfirmuar nga ekspertët e muzeut të Pardos dhe të Luvrit në Paris, të cilët mbajnë pikturën origjinale.
© Panorama.al
















