
Një film pak minutësh pornografik, i xhiruar në shtëpi me Marylin Monroe protagoniste, do të jetë në ankand më 7 gusht në Buenos Aires.
Filmi mendohet te dalë në ankand me një vlerë fillestare prej 500 mijë dollarësh. Filmi do të hidhet në shitje nga shtëpia e ankandeve Qendra Kulturore Borges.
Mendohet se filmi mund të arrijë shifrën deri në 1 milionë dollarë. Filmi i shkurtër, bardh e zi, zgjat 6 minuta dhe daton në vitin 1946 kur aktorja ishte 21 vjeçe dhe emri i saj ishte ende Norma Jean Baker. Partner i saj në film është një aktor i panjohur.
Filmi i përkiste një koleksionisti spanjoll, që pas vdekjes së tij, trashëgimtari vendosi ta shiste.
Filmi është bërë i njohur për herë të parë për publikun në vitin 1997, duke shkaktuar polemika të mëdha lidhur me identitetin e vazjës protagoniste.
Poseduesi i filmit ka një letër nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI), i cili thotë se, nëse nuk është vetë Marylin, atëherë është motra e saj “binjake”.
Një tjetër film porno me Marilyn Monroe, 16mm, pa zë, 15 minuta i gjatë, është shitur në vitin 2008, për një milion e gjysmë dollarë.
© Panorama.al











