Policia e Tiranës zbuloi dje 9 parcela të mbjella me bimë narkotike pranë liqenit të Bovillës, në zonën e Zall Bastarit. Komisariati Nr. 2 Tiranë, nga informacionet e mara në rrugë operative nga struktura e hetimit dhe parandalimit të krimeve në Komisariatin Nr. 4 Tiranë, në zbatime të planit të masave për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “LUCA 3”, duke asgjësuar 1063 rrënjë Cannabis sativa. Si rezultat i kontrollit të territorit u bë i mundur zbulimi i 9 ngastrave të mbjella me bimë narkotike në pyllin e fshatit Lucë, në pjesën lindore të liqenit të Bovillës, të komunës Zall Bastar të Tiranës. Asgjësimi i bimëve u krye me zjarr në parcelat ku ishin mbjellë, ndërsa disa bimë u dërguan për ekzaminime laboratorike.











