Arkeologët në Bullgari kanë zbuluar dy skelete nga mesjeta, të cilët kishin të ngulur në kraharor shkopinj metalikë, një praktikë që përdorej për të mos i lejuar ata “të bëheshin të pavdekshëm”. Kjo ishte prova e fundit e zbuluar, që vërtetonte se sa seriozisht i merrte çështjet e vampirëve Perëndimi dhe Europa Qendrore në atë kohë. Dy skeletet besohet se janë rreth 800- vjeçarë dhe u zbuluan gjatë kërkimeve arkeologjike afër një manastiri në qytetin bullgar buzë Detit të Zi, Sozopol. Drejtori i Muzeut Historik bullgar, Bozhidar Dimitrov, tha se “Njerëzit që mendohej se ishin të ligj sa ishin gjallë, besohej se do të ktheheshin në vampirë kur vdisnin, e të torturonin të gjallët”. Sipas Dimitrov, “vampirët” shpesh ishin aristokratë dhe klerikë dhe nuk kishte asnjë grua mes tyre. Një femër “vampire” është zbuluar vetëm në Venecia, Itali.











