Kryeministri me 11 llogari bankare nga 0 në 1.7 milionë lekë. Të
ardhurat e Argitës dhe Shkëlzenit nga aktiviteti dhe qiratë. Rama deklaron pagën, Linda shton 16.850 euro nga ekspertiza private. ILKDP publikon edhe deklaratat e Presidentit Nishani, ish-Presidentit Topi dhe kreut të LSI, Ilir Meta. Ja çfarë deklaruan ministrat Bode, Olldashi, Ruli, Mediu, Imami e Haxhinasto. Gazeta zbardh edhe pasuritë e deputetëve biznesmenë të PS, Doshi, Abazi, Gaçi e Ylli
Kreu i PS deklaron vetëm pagën nga Bashkia për 2011, e shoqja fiton nga ekspertiza private
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vazhdon të jetë sërish një nga politikanët më të varfër në vend. Në deklarimin e pasurisë pranë ILDKP-së, të bërë më 10 gusht 2011, pak ditë pasi la postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ish-kryebashkiaku ka deklaruar vetëm disa lëvizje në llogaritë e tij rrjedhëse.
Konkretisht ai ka shtuar 792 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse në Tirana Bank, i janë pakësuar 160 mijë lekë nga gjendja cash që ka pasur një vit më parë, si dhe ka një llogari të pandryshuar me shumën 23 mijë lekë.
Gjatë nëntë muajve të punës vitin e kaluar në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka përfituar në total një rrogë neto 932 mijë lekë. Ashtu si edhe një vit më parë, kryetari i Partisë Socialiste ka vazhduar të shlyejë një kredi. Në vitin 2011 ai ka shlyer 140 mijë lekë, ndërkohë që i kanë mbetur ende pa shlyer edhe 705 mijë lekë.
Kryeministri me 11 llogari bankare nga 0 lekë në 1.7 milionë lekë. Deklaron edhe 1 milion lekë cash
Zbardhet pasuria e familjes Berisha
Argita, 39 mijë euro nga qiratë. Shkëlzeni, 1.8 milionë lekë si konsulent
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive publikon deklaratat e vitit të kaluar të familjes së Kryeministrit Sali Berisha.
Në dokumentin e dorëzuar në ILDKP më 30 mars të këtij viti dhe të firmosur nga kreu i qeverisë, rezulton se ai së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha, kanë 11 llogari bankare. Shumicat e këtyre llogarive janë nga 0 lekë deri në 1.7 milion.
Të ardhurat e kreut të qeverisë për vitin e kaluar kanë qenë 2.2 milionë lekë; ato të bashkëshortes nga pensioni, 296 mijë lekë, ndërsa dietat për udhëtimet jashtë shtetit 720 euro dhe 800 dollarë.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri ka deklaruar një gjendje cash prej 1 milion lekësh. Vajza e Kryeministrit, Argita Malltezi, ka deklaruar ndryshime të gjendjes në llogaritë bankare që variojnë nga minus 634 mijë lekë në plus 7.3 milionë lekë.
(Shkrimin e plote dhe gjithe te dhenat e deklarates per pasurine i gjeni ne numrin e ostem te gazetes Panorama. Bashke me pasurite e familjes Berisha dhe Rama, lexoni te plote edhe deklaratat e pasurise se Nishanit, Olldashit, Bodes; milionat e biznesmeneve te PS-se, Doshi, Abazi, Ahmetaj, Gaci e Ylli.)
© Panorama.al












