Deklaratat e pasurive të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tregojnë
se jo të gjithë deklarojnë pasuri të mëdha. Dy prej tyre, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe anëtari i tij, Neshat Fana, rezultojnë njerëzit më të pasur
të kupolës vendimmarrëse të drejtësisë shqiptare. Nënkryetari i KLD-së, Spahiu, deklaron se ka shitur një dyqan tek Shallvaret, në qendër të Tiranës dhe me shumën prej 80 mijë eurosh e duke shtuar dhe 15 mijë euro të ardhura nga një pronë e familjes së bashkëshortes, ka blerë në Mëzes një dyqan tjetër, nga i cili përfiton rreth 2000 euro qira në muaj. Ajo
që bie në sy në deklaratën e nënkryetarit të KLD-së është blerja e automjetit të institucionit, në vlerën 637500 lekëve, të cilin më pas e ka shitur
në shumën e 14.500 eurove, duke nxjerrë një fitim prej gati 10 milionë lekësh të vjetër. Paga e Spahiut i afrohet asaj të Presidentit të Republikës dhe, bashkë me bashkëshorten, e cila punësohet në dy shoqata, kanë disa llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Edhe anëtari tjetër i KLDsë, një nga gjyqtarët e vjetër dhe me përvojë të vendit, Neshat Fana, rezulton posedues
i disa llogarive bankare dhe të ardhurave që kapin disa mijëra euro. Fana, i cili ka të ardhura të konsiderueshme si avokat dhe si aksioner i 2F Grup, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën, e cila punon si avokate, janë bërë
posedues gjatë vitit 2010 të një apartamenti me vlerë 150 mijë euro në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Gjithashtu, familja Fana ka marrë një kredi
në vlerën e 410 mijë eurove për blerjen e një vile në periferi të Tiranës. Pjesa tjetër e anëtarëve të KLD-së nuk veçohen për pasuri të mëdha. Bazë e të ardhurave të tyre mbetet paga dhe shpërblimet si gjyqtarë në institucionet ku punojnë, ndërsa bashkëshortet e tyre deklarojnë të ardhura buxhetore. Pothuaj, të gjithë kanë marrë kredi për të paguar shtëpinë ku banojnë
dhe gjenden në një pjesë të konsiderueshme të pashlyer ende të kredisë. Ata
paguajnë këste mujore të kredisë, ndërsa i vetmi burim i të ardhurave deklarohet paga. Por vihet re, si dhe në zyrtarë të tjerë shtetërorë, për një pjesë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, huadhënia e parave kesh ndaj personave apo kompanive private. Anëtari i KLD-së, Tritan Hamitaj, ka dhënë 840 mijë lekë hua kompanisë Ekon Group në Durrës, duke përfituar prej saj një interes vjetor prej 10%. ARISTIR LUMEZI
INSTITUCIONET
KRESHNIK SPAHIU
80 mijë euro përfituar nga shitja e ambientit tek Shallvaret dhe me këtë shumë është blerë dyqan me sip 88.5 m2 në Mëzes në emër të bashkëshortes
637500 lekë shuma për privatizimin e një automjeti zyrtar dhe shitur tre muaj më pas në shumën 14.500 euro
2289303 lekë më pak nga llogaria rrjedhëse në Raiffeisen, gjendja 179419 lekë 5 mijë euro shtuar llogaria në “Intesa San Paolo”
8790 euro llogari rrjedhëse në bankën Intesa San Paolo
34516 euro depozitë kursimi në Intesa San Paolo
2605 dollarë llogari rrjedhëse në Intesa San Paolo
20 mijë euro kursimet familjare gjatë 2010
2323165 lekë të ardhura dhe shpërblime si nënkryetar i KLD-së
9000 euro të ardhura të bashkëshortes si trajnuese në shoqatën “Në dobi të gruas”
8000 euro të ardhura nga puna e bashkëshortes si konsulente në shoqatën “Transparency International Albania”
3000 euro paguar shkolla e vajzës
10 mijë euro paguar shoqërisë së ndërtimit për apartamentin tek Rruga e Elbasanit, Tiranë
15 mijë euro të ardhura të bashkëshortes Albana Spahiu nga shitja e apartamentit pronë e familjes dhe kjo shumë është përdorur për blerjen e dyqanit në Mëzes
9803 euro gjendja e llogarisë rrjedhëse në Intesa San Paolo, llogari ku kalojnë të ardhurat e qirasë
9803 euro të ardhura nga qiraja e dyqanit në Mëzes gjatë muajve shtator-dhjetor 2010
NESHAT FANA
2000 euro llogari në Tirana Bank
3200 euro depozitë në Credins Bank
246400 lekë llogari në Raiffeisen Bank
64708 euro depozitë në BKT
2161328 lekë depozitë në BKT
21067 euro llogari si person fizik “Avokat’
256444 lekë llogari Krisilda Fana
1000 m2 sipërfaqe zallishtë në Karpen
Kavajë, e blerë me 307000 lekë
150 mijë euro blerje apartamenti me sip.
103 m2 në rrugën “Abdyl Frashëri”, Tiranë
18684245 lekë të ardhura nga zyra avokatore
9066411 lekë të ardhura nga 2F Grup
90000 lekë të ardhura nga KLD dhe shkolla e Magjistraturës
1697128 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes në Gjykatën e Lartë
56970 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin “Luarasi”
30 mijë euro të ardhura nga qiraja e apartamentit me sip 143 m3
1096742 lekë të ardhura të vajzës në zyrën avokatore
30 mijë euro kthyer parapagimi i bërë “Vista grup” për ndërtim vile
15 mijë euro paguar nga “Vista grup” një pjesë e kredisë së deklaruar më parë
45 mijë euro paguar këstet e kredisë në shumën 410 mijë euro
SHKËLQIM MIRI
1156536 lekë të ardhura nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
72 mijë lekë të ardhura si anëtar i KLD-së
619176 lekë të ardhura nga bashkëshortja Blerta Doçi si përgjegjëse e sektorit të problemeve shoqërore pranë DPB
52500 lekë shpërblim bashkëshortes nga puna
5000 euro prenotim apartamenti
17 mijë euro detyrimi i pashlyer për apartamentin
TRITAN HAMITAJ
26936 lekë llogari rrjedhëse në Alfa Bank
8400000 lekë dhënë hua me kontratë Ekon
Grup sh.p.k. Durrës me interes 10%
1244510 lekë paga nga Gjykata e Rrethit Durrës
30600 lekë si anëtar bordi në buxhetin gjyqësor
288 mijë lekë paga e bashkëshortes Rudina Hamitaj si mësuese në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës
200 mijë lekë të ardhura nga toka bujqësore në Hekal, Mallakastër
820 mijë lekë interesa të marrë nga kontrata e huas, dhënë Ekon Grup
LEFTERIE LLESHI
2081 euro llogari në Intesa San Paolo
455 dollarë llogari në Intesa San Paolo
149642 lekë llogari rrjedhëse në Intesa San Paolo
800000 lekë depozitë me afat në Intesa San Paolo
5000 lekë depozitë
51911 lekë llogari bankare në Raiffeissen Bank
2598674 lekë llogari rrjedhëse në Credins Bank
257728 lekë llogari bankare pa afat në Credins Bank
200 mijë lekë të përfituara nga shitja e makinës “Golf” të bashkëshortit
1158382 lekë të ardhura nga paga si drejtore e Shërbimit Juridik
72 mijë lekë të ardhura si anëtare e KLDsë
1506972 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit
220 mijë lekë të ardhura nga pensioni i vjehrrit
10 mijë euro blerje Benz Mercedes nga bashkëshorti, Arjan Lleshi
3500 euro paguar dogana e makinës
DRITAN HALLUNAJ
1548038 lekë paga dhe shpërblimet si gjyqtar i Krimeve të Rënda në Tiranë
50000 lekë shpërblim nga shkolla e Magjistraturës
432205 lekë paga e bashkëshortes Enkelejda Hallunaj si stomatologe pranë ASHR Tiranë
284600 lekë këstet e kredisë prej 5 milionë lekësh, e marrë në 2005-n, me afat 25- vjeçar
4275273 lekë pjesa e pashlyer e kredisë
FLAMUR KAPLLANI
1200000 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet si gjyqtar në Gjykatën e Rrrethit Tiranë
550000 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortes Ermira Kapllani
1430 euro këstet e kredisë prej 11 mijë eurosh, marrë nga NBG Bank
10300 euro pjesa e pashlyer e kredisë300000 lekë depozitë bankare e bashkëshortes nga paga dhe shpërblimet
200000 lekë të ardhura cash në banesë nga bashkëshortja
150000 lekë blerje automjeti “Ford fiesta” e vitit 1997











