Zbardhet debati i Bashës me dy deputetët e PD, fillimisht shtrënguan duart, por më pas nisën replikat! Çfarë ndodhi në Parlament (FOTO)

Jun 8, 2023 | 12:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot ka qenë i pranishëm në Parlament, ku pas deklaratës për media, ai u fut brenda sallës dhe u përball me dy deputetë demokratë, kritike ndaj tij, Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën.

Fillimisht mes tyre ka  pasur një shtrëngim duarsh, por më pas duket se kanë nisur edhe replikat.

Sipas gazetarit Osman Stafa, replikat mes tyre kanë qenë për mbledhjen e tensionuar të kryesisë së PD-së, ku në përfundim të saj një grup militantësh, mbështetës të Bashës i zunë rrugën deputetëve.

 

Mësohet se Basha ka kërkuar që bisedën për këtë çështje të mos e zhvillojnë në sallën e seancave, por në një mjedis privat në Kuvend.

Fillimisht është larguar Saimir Korreshi dhe më pas Dashnor Sula, ndërsa Basha pasi ka qëndruar pak momente me Andia Ullirin është larguar edhe ai për tu takuar në një nga zyrat e tjera të Kuvendit.

Gazetari Stafa ka fiksuar edhe një foto kur Basha ishte përballë deputetit Sula, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe Korreshi dhe Arbi Agalliu, sekretari i grupit parlamentar demokrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura