
Prokuroria shqiptare ka zbardhur një pjesë të mirë të transaksioneve “të dyshimta” që i kushtuan bllokimin e pasurive dhe bizneseve pronarit të “Albanian Airlines”, Ali Evsen.Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, shpallur më datë 24 qershor 2011, shtetasi Ali Evsen ka kryer disa veprime e transferime bankare që konsiderohen nga organi i akuzës si të dyshimta. Konkretisht, depozitimi i 1 milion dollarëve në Zvicër, transferta nga banka “Ukios Bank Kaunas”, Lituani në dy shuma, e para prej 230 955 USD me përshkrimin “likuidim fature” Nr.19648 datë 17 gusht 2009, për automobil dhe shuma e dytë prej 238 955 USD për likuidim fature Nr.12584 datë 11 gusht 2009, për automobil. Sipas Prokurorisë, ky shtetas ka bërë një sërë pagesash të tjera dhe transfertash bankare në Bankën Kombëtare të Greqisë dhe dërguesit e parave janë shoqëritë “Diron Trade Limited”, Birmingam, Britani e Madhe. Shtetasi Ali Evsen ka përdorur llogaritë e tij personale për të bërë këto transferua, të cilat më pas janë kaluar në llogarinë e shoqërisë “Albania Airlines” sh.p.k. “Ky shtetas ka kryer një sërë transfertash të tjera bankare nga “Notel Assistant limited” në shumën totale 9 000 000 (nëntë milion) USD, transferta nga Shoqëria “Tandum Limited”, Qipro në shumën 5 000 000 (pesë milion) USD”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e llogarive bankare të Ali Evsen. Sipas akuzës, kjo shumë e fundit është futur në depozitë njëjavore dhe është rinovuar tre here dhe më pas në SËIFTI është kërkuar rikthimi i kësaj shume veprim i miratuar nga vetë shtetasi Ali Evsen. Shtetasi Ali Evsen është aksioner i vetëm i shoqërisë “Noor Airëays” sh.p.k, në llogaritë e të cilës janë transferuar në datën 09 Shkurt 2011 nga banka “International of Azerbaijan” dy transferta në shumat 810 000 (tetëqind e dhjetë mijë) euro dhe 2 430 000 (dy milion e katërqind e tridhjetë mijë) euro. Këto transferta janë bërë me justifikimin e dizbursimit të një kredie të marrë nga banka “International of Azerbaijan” në favor të shoqërisë “Noor Airëays” sh.p.k.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedimin penal 2722 datë 23 Qershor 2011 për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Sipas Prokurorisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i ka dërguar një informacion zyrtar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane, në lidhje me veprimtari financiare të dyshimta të shtetasit Ali Diyap Evsen, lindur më 20 Gusht 1962, me kombësi turke dhe shtetësi shqiptare, me adresë banimi Kompleksi Ciklade, Sauk Tiranë. Nga informacioni rezulton se në datën 15 qershor 2011, nga ana e autoriteteve spanjolle është arrestuar shtetasi Ali Diyap Evsen dhe disa shtetas të tjerë. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një hetimi të ndërmarrë nga këto autoritete, për përfshirjen e tij në veprimtari të ryshfetit, pastrimit të parave dhe të korrupsionit në transaksionet tregtare ndërkombëtare.
Nga informacioni që posedohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton se ky shtetas ka raporte të shumta të transaksioneve të ndryshme bankare me vlera të konsiderueshme monetare.
Në llogaritë e tij në Bankën C…në datën 18 Shtator 2009, ky shtetas ka depozituar nga banka “Credit Agricol” në Zvicër një shumë prej 1 000 000 (një milion) USD.
Në datën 19 Shtator 2009 ka kryer dy transferta në të njëjtin numër llogarie nga banka “Ukios Bank Kaunas”, Lituani në dy shuma, e para prej 230 955 (dyqind e tridhjete mije e nëntëqind pesëdhjetë e pesë) USD me përshkrimin “likuidim fature Nr. 19648 datë 17 gusht 2009 për automobil.
Shuma e dytë prej 238 955 (dyqind e tridhjetë e tetë mijë e nëntëqind pesëdhjetë e pesë) USD për “likuidim fature” Nr.12584 datë 11 gusht 2009 për automobil.
Ky shtetas ka bërë një sërë pagesash të tjera dhe transfertash bankare në “Bankën Kombëtare të Greqisë” dhe dërguesit e parave janë shoqëritë “Diron Trade Limited”, Birmingam, Britani e Madhe. Shtetasi Ali Evsen ka përdorur llogaritë e tij personale për të bërë këto transferua, të cilat më pas janë kaluar në llogarinë e shoqërisë “Albania Airlines” sh.p.k.
Ky shtetas ka kryer një sërë transfertash të tjera bankare nga “Notel Assistant limited” në shumën totale, 9 000 000 (nëntë milion) USD, transferta nga shoqëria “Tandum Limited”, Qipro në shumën 5 000 000 (pesë milion) USD.
Kjo shumë e fundit është futur në depozitë një javore dhe është rinovuar tre here dhe më pas në SËIFTI është kërkuar rikthimi i kësaj shume veprim i miratuar nga vetë shtetasi Ali Evsen.
Shtetasi Ali Evsen është aksioner i vetëm i shoqërisë “Noor Airëays” sh.p.k, në llogaritë e së cilës janë transferuar në datën 09 Shkurt 2011 nga banka “International of Azerbaijan” dy transferta në shumat 810 000 (tetëqind e dhjetë mijë) euro dhe 2 430 000 (dy milion e katërqind e tridhjetë mijë) euro. Këto transferta janë bërë me justifikimin e dizbursimit të një kredie të marrë nga banka “International of Azerbaijan” në favor të shoqërisë “Noor Airëays” sh.p.k.
Nga shumat e mbërritura prej 2 324 000 (dy milion e treqind e njëzetë e katër mijë) euro, 1 638 000 (një milion e gjashtëqind e tridhjetë e tetë mijë)euro janë tërhequr nga Z. Ali Evsen dhe ekonomistja dhe një shumë prej 971 000 (nëntëqind e shtatëdhjetë e një mijë) euro janë transferuar në favor të shoqërive të tjera “Elite Medica” sh.p.k, “Albanian Elektronik Company” sh.p.k. “Air Meditaranee” dhe Ali Evsen.
Nga verifikimet e bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, rezulton se shtetasi Ali Evsen është përfaqësues i disa shoqërive si “Albanian Airlains MAK”, “Albanian Endustrial Company”, “Albanian Elctronic Kompany”, “Elite Medica”, aksioner i shoqërisë “Noor Airëays”, ku është aksioner me 100% të kuotave dhe përfaqësues ligjor i saj, “Star Leasing” sh.p.k. ortak i vetëm me 100% të kapitalit me përfaqësues ligjor Ali Asadyllayev.
Për sa më sipër, duke u bazuar edhe në informacionin e ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit dhe Informacionin e Ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, dyshohet se shtetasi Ali Evsen ka kryer transferata të dyshimta në llogaritë e tij dhe nëpërmjet tyre ai dyshohet se kryen veprimtari për pastrimin e produkteve të veprës penale.
Nga verifikimet e bëra nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, rezulton se shoqëritë e sipërpërmendura dhe vetë shtetasi Ali Evsen ka llogari bankare dhe depozita pranë bankave të nivelit të dytë. Duke qenë se këto shuma parash dyshohet se burojnë nga transaksione të dyshimta, si dhe duke qenë se dyshohet se poseduesit e këtyre llogarive kanë mundësi të veprojnë me këto llogari apo depozita për vazhdimin e transaksioneve të tilla, është e nevojshme të merret masa e sigurimit pasuror e sekuestros preventive ndaj tyre.
Konkretisht, nga informacioni i mësipërm rezulton se shtetasi Ali Evsen disponon llogari pranë “BKT” në euro dhe në GBP, pranë “Bankës NBG” në euro, pranë “Bankës C…” në USD.
Shoqëria Noor Airëays sh.p.k posedon llogari pranë “BKT” në euro dhe lekë pranë bankës “BKT”, dhe pranë “NBG” në USD dhe euro.
Shoqëria “Albania Airlines” Mak sh.p.k ka shoqëri pranë “BKT” në monedhe shqiptare lekë dhe valutë USD dhe euro pranë bankës “NBG” në lekë, euro, USD, dhe GBP. Kjo shoqëri posedon llogari pranë “Itesa San Paolo Bank” në euro dhe në CBA në lekë, euro, USD dhe GBP.
Shoqëria “Albanian Electronic Company” sh.p.k. posedon llogari ne euro pranë “BKT” dhe pranë bankës “NBG” në USD dhe euro.
Shoqëria “Elite Medica” sh.p.k zotëron llogari në BKT në lekë si dhe pranë “NBG” në lekë dhe euro.
Shoqëria “Firidun Guyushov” zotëron llogari pranë “NBG” në euro.
Shtetasja Enkelejda Astrit Hajderi zotëron llogari pranë “BKT” në lekë dhe pranë “NBG bank” në lekë.
Për sa më sipër, duke qenë se krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi Ali Evsen është i përfshirë në trasnferta të dyshimta parash, si dhe duke qenë se ai po hetohet dhe nga autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare për veprën penale të « pastrimit të produkteve të veprës penale » është e nevojshme, vendosja e sekuestros preventive në llogaritë e tij bankare si dhe të shoqërive ku ai është ortak, aksioner apo administrator.
Në këto rrethana, Gjykata çmon që kjo kërkesë është e bazuar në ligj dhe si e tillë duhet pranuar.
PËR KËTO ARSYE: Gjykata në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale
V E N D O S I:
1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për llogaritë e subjekteve dhe te shtetasit Ali Evsen pranë bankave të nivelit të dytë.
TRAZHGIM SOKOLAJ











