Zbardhen përgjimet e zyrtarëve të metrologjisë

Jul 30, 2012 | 13:45
PUNONJËS TË METROLOGJISË

Zbardhen përgjimet e ish-zyrtarëve të Metrologjisë, të akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Tiranës pasqyrohen përgjime të të pandehurve me njëri-tjetrin, si edhe deklaratat e pendesës së dy prej zyrtarëve pas arrestimit. Nga bisedat e përgjuara provohet plotësimi në distancë i dokumentacionit të kolaudimeve. Ndërsa në deklarimet e dhëna para hetuesve, të pandehurit pranojnë me gojën e tyre se kanë shkelur ligjin. I pandehuri Moisi Musabelliu, ishdrejtori i Drejtorisë së Metrologjisë Tiranë, ka pranuar se kolaudimet janë bërë në mënyrë fiktive dhe se ai kishte marrë bakshish në ndonjë rast. I pandehuri Thanasi ka pranuar se disa prej shumave të marra nga kolaudimet nuk i depozitonin në arkë. Në vijim publikohen disa nga përgjimet e dosjes, si dhe deklarimet e të pandehurve Musabelliu dhe Thanasi, referuar vendimit të Gjykatës.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura