Zanfina zhvishet dhe i jep ultimatum të dashurit

Aug 5, 2012 | 12:15

Një këngë që flet për fanatizmin në familjet shqiptare, e shoqëruar me një klip interesant dhe ekstravagant, javën që kaloi e ka sjellë në ekranet shqiptare këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili. Ajo njihet si këngëtare që sjell më rrallë projekte muzikore, ndoshta dy në vit, por gjithmonë shpërrthen dhe gjuan cakun e duhur. ”Dy minuta” titullohet kënga, e cila po zgjon një kureshtje të madhe kohëve të fundit. Një këngë ritmike e shoqëruar me një videoklip, i cili është realizuar në një fshat të vjetër në Kosovë, teksa këngëtarja Ismaili, e veshur në mënyrë shumë ekstravagante, i këndon të dashurit fanatik, duke i dhënë ultimatum vetëm dy minuta për të zgjidhur çështjen, se ajo apo vajza së cilës i këndon nuk ka kohë të merret me punët e shtëpisë. ”Ti don me më mbajt te shpia, më mungon vetëm shamia, nanës tande me i pëlqy, tjerat nuk kanë rëndësi, bëj një çare zemra jeme, sa s’kanë dalë më shumë probleme, nuk jam unë për ato punë”, kështu e fillon këngën Zanfina e më pas të dashurit i thotë: ”Ti i ke veç 2 minuta, më trego çka don prej meje, 2 minuta pastaj largohem prej teje, 2 minuta sa nuk ka skadu afati, apo dukem sikur çika e vaktit”. E ndërkohë ajo që ka mahnitur publikun shqiptar dhe fansat e saj është sensualiteti i këngëtares, që nuk e ka kursyer as në klipin e ri, i cili brenda dy ditësh është klikuar më shumë se 100 mijë herë. Ndërkohë një tjetër lajm interesant që ka të bëjë me këngëtaren është se pas gjashtë viteve ”luftë” mediale, ajo ka arritur të rregullojë raportet si kolegë me Ermal Fejzullahun. Ndërsa faktin se ata të dy kanë filluar të flasin e tregon një fotografi të cilën Zanfina e ka bërë me Arianën, bashkëshorten e Ermalit në një dasëm VIP, të mbajtur në një hotel të Prishtinës ditëve të fundit.

© Panorama.al

Te lidhura