Nëse shumica prej nesh janë ende në dilemë nëse do t’i kalojnë fundjavat në qytet apo
në plazh, kjo edhe për arsye të motit të paqëndrueshëm, duket se Zajmina e ka zgjidhur këtë punë. Ajo ka filluar të bëjë disa ditë pushime me të motrën dhe shoqet e saj, duke na sjellë me anë të fotove atmosferën e verës. Mjafton ta shohësh Zajminën në rroba banjo për të konstatuar se linjat e saj janë më se perfekte edhe këtë verë, kështu që prova bikini është kaluar me sukses. Tani priten edhe klipet e verës të kësaj këngëtareje, të cilat në përgjithësi janë ritmike dhe me performanca sensuale nga Zajmina.











