Deklaratat përçmuese të presidentit rumun, në drejtim të shqiptarëve mendohet të jenë akt i një hakeri serb. Vetëm pas disa orësh nga publikimi i një deklarata fyese të presidentit rumun, në një agjenci lajmesh italiane, http://www.julienews.it, ministria e jashtme ka konfirmuar për televizionin Vizion Plus “se përfaqësia diplomatike rumune konfirmoi, se faqja e internetit e kesaj agjencie lajmesh është sulmuar nga një haker serb, i cili ka inflitruar lajmin me bujë të përkohshme”
Nga të njëjtat burime mësohet se stafi diplomatik i Bukureshtit ka pohuar se presidenti Basesku nuk ka patur asnje takim dhe askund nuk ka mbajtur qëndrim të tillë.
Kreu i shtetit rumun, Traian Basesku ka fyer rende shqiptaret duke i cilesuar “plehra, me keq se arixhinjte”
Deklaratat u bënë publike në mediat italiane. Ky ishte linku ku mund të lexohej i plotë lajmi dhe deklarata e Baseskut, i cili presj disa orësh nuk mund të shihet më “http://www.julienews.it/notizia/politica/dichiarazione-schock-del-presidente-della-romania/82347_politica_0_1.html).
Ne të citohej, Basesku te kete thene se pavarësia e Kosovës dhunon sovranitetin e integritetit territorial të Serbisë. Keto deklarata sipas mediave italiane jane etiketuar si skandal i vertete per vendin tone.
“Shumë shpejt do të mbyllet çdo raport diplomatik me Prishtinën”, ka theksuar ndër të tjera ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë marrëveshje bilaterale mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të sillte të mira për të dyja palët”.
I vetmi zyrtar qe reagoi pas lajmit, ishte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i pyetur nga mediat vendase, tha se nuk dëshiron t’i besojë por nese ka ndodhur një gjë e tillë është një gabim i madh.
© Panorama.al












