Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur që themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, mund të ekstradohet në Suedi për t’u përballur me akuzat që e rëndojnë atë për krime seksuale.
Gjykata e Lartë i ka kundërshtuar sot shumë nga pretendimet e Asanzhit, se urdhër-arresti i tij ishte i pavlefshëm. Asanzh ka bërë përpjekje gati dy vjet duke luftuar për kërkesen e tij që ta bllokojë ekstradimin në Suedi.
40- vjeçari australian, i cili ka zbuluar qindra dokumente sekrete amerikane në faqen e tij, ËikiLeaks, ka mohur çdo akuzë në ngarkim të tij.











