Ajo është nga ato vajza, që ka fatin t’i numërojë vitet në skenë. Sapo ka festuar 19-vjetorin, dhe vazhdon t’i këndojë me besnikëri dashurisë. Xhensila Myrtezaj në “Top Fest 9” është në garë për herë të parë me të fejuarin e saj, Besart Kallakun. Në stile krejt të ndryshme në muzikë nuk e konkurrojnë njëri-tjetrin, më tepër sesa provojnë thjesht emocionet e një gare të përbashkët. Ajo me një këngë dashurie “Edhe 1 herë”, dhe ai me këngën “Regga Katunari” janë në garë me emra të tjerë të njohur. Xhensila rrëfen ca plane më shumë me aktorin e “Portokalli”-së.
Konkurron në “Top Fest 9” me këngën me titull “Edhe 1 herë”. Mendon se dashurisë mund t’i jepet gjithmonë një shans i dytë?
Më shumë sesa një shans i dytë, është mendimi i parë i ditës për atë njeri që ndien. Mezi pret momentin të jesh me të, në krahët e tij, të shikosh yjet me të e t’i hapësh rrugën pasionit. Kjo është dashuria.
Kënga transmeton energji pozitive, e kujt ishte ideja?
Kënga është kompozuar nga Stine, dhe në fakt ishte ideja e të dyve për një këngë të tillë. Unë i kërkova Stines një këngë që, kur të dëgjohej, të krijonte atmosferë dhe energji pozitive mbi të gjitha. E çfarë më mirë sesa kujtimet e bukura e të paharrueshme sjellin energji pozitive?
Sërish në “Top Fest” me një këngë dashurie… Pse?
Besoj se në këngët e dashurisë e gjen veten gjithkush, shumë më tepër sesa sensacioni që të jep një këngë e trishtë. Kjo është arsyeja pse unë preferoj të konkurroj më këngë të tilla.
Këtë vit konkurrojnë disa emra të njohur, dhe mes tyre dhe i fejuari yt, Bes Kallaku. E ndien konkurrencën dhe çfarë çmimi pretendon nga kjo garë?
Çfarëdo kompeticioni që të jetë, unë nuk futem për të sfiduar askënd. E vetmja sfidë për mua është publiku. Unë konkurroj gjithmonë për të krijuar impakt në publik.
Sa këngë numërohen deri tani në repertorin tënd, dhe a ke planifikuar të realizosh një album?
Deri tani kam realizuar tetë këngë, dhe dy projekte të tjera në përfundim. Albumin e kam në plan, por do të publikohet kur t’i vijë koha dhe sapo të konsolidohet.
Tashmë që po përjeton një lidhje të fortë dashurie, ke kuptuar se dashuria të robëron apo të bën të lirë, siç thuhet dhe në vargjet e këngës?
Dashuria është lumturi dhe lumturia përkufizohet me lirinë. Ndoshta ndjenjat të robërojnë.
Meqënëse të dy merreni me art dhe jeni gjithmonë në vëmendjen e publikut, ndodh që të grindeni për shkak të xhelozisë? Kush e shfaq më shumë xhelozinë, ti apo Besi?
Kjo gjë as ka ndodhur dhe besoj se s’do të ndodhë ndonjëherë në lidhje me jetët tona artistike. Xhelozi të vogla ka, por jo të arrijnë në këtë pikë. Pastaj dashuria s’do kishte kuptim pa pak fare xhelozi brenda (qesh).
Keni planifikuar martesë, si mund jetë ceremonia juaj e dasmës?
Çdo gjë do marrë kohën e vet, gjithsesi një gjë shumë e rëndësishme që nuk do doja të mungonte kurrë, do ishin kolopuçat (pra fëmijët tanë).
Para disa ditësh ke festuar 19-vjetorin. Çfarë dhurate more nga Besi, dhe bëtë ndonjë festë speciale?
Në fakt, Besi është gjithnjë i kujdesshëm në këtë pjesë. Më bëri disa surpriza shumë të këndshme dhe, ndryshe nga herët e tjera, preferuam një ditëlindje shumë intime.