
Ilir Xhakja qëlloi me 7 plumba pistolete Tahirajn. U vetëdorëzua në orën 02:30 të mëngjesit në polici:
Xhakja: Vetëdorëzohem, mos më vrisni.
Telefonata e të kërkuarit me inspektorin e zonës: Dorëzohem nëse nuk qëlloni ndaj meje e familjes.
Kryekomisari u qëllua pasi i bllokoi makinën pa targa të nipit.
Odiseja gjyqësore që liroi vrasësin e kryekomisarit.
Ilir Xhakja, i shpallur në kërkim mbrëmjen e së enjtes për vrasjen e shefit të Komisariatit të Shijakut, ka telefonuar vetë në polici në orën 02:30 të mëngjesit të djeshëm dhe ka kërkuar të vetëdorëzohet. Në një kohë kur qindra forca të Policisë së Durrësit, të Tiranës, Operacioneve Speciale, RENEA dhe FNSH kishin zgjeruar rrezen e kontrollit të banesave nga Shijaku deri në Krujë, policët kanë marrë urdhër për ndërprerjen e operacionit, pasi autori është dorëzuar. Reparti RENEA, me anë të negociatorëve, hyri në kontakt me vëllain e Ilir Xhakjes ndërsa ky i fundit kërkoi të dorëzohej, por duke marrë garanci se nuk do të vritej nga policia. Në komunikimin telefonik para prangosjes, Ilir Xhakja ka deklaruar se vetëdorëzohej, por donte siguri për jetën.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











