Një prej intelektualëve më të shquar shqiptarë, Arben Xhaferi, në një intervistë për Express flet në lidhje me kërkesën e shtetit turk për Kosovën që ta korrigjojë historinë e saj – në pjesën ku flitet për turqit.
Arben Xhaferi thotë se pranimi i kërkesës turke për ndryshimin e teksteve të historisë do të kishte pasoja destabilizuese për shoqërinë shqiptare. Sipas tij, ky do të ishte një kompromis absurd që do të shënonte fillimin e qëndrimit jolojal të një pjese të madhe të shqiptarëve ndaj shtetit, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Xhaferi thotë se Turqia po bën përpjekje ta ndryshojë të vërtetën historike dhe imazhin e turqve.
Ai thote se kjo nuk guxon të ndodhë. “Me këtë bëhen përpjekje që jo vetëm ta ndryshojnë të vërtetën historike, por edhe imazhin e turqve”, thotë ai.











