
Opozita fajëson maxhorancën se po bllokon procesin e kufizimit të imuniteteve.
Xhafaj: Ushtarët e PD kanë votuar ligje pa i lexuar.
Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, akuzoi maxhorancën se po bllokon integrimin e vendit në BE. Përmes një konference për shtyp, Xhafaj tha se Kryeministri Berisha nuk e do integrimin, ndërsa përsëriti qëndrimin e PS-së për të votuar pa kushte heqjen e imunitetit.
“Ne e kishim thënë qartë. Do të votojmë amendamentet për imunitetin, sapo të përfundonte debati për amendamentet e tjera kushtetuese. Ne kërkuam për të votuar një dhe vetëm një projektligj për ndryshim Kushtetute, pasi Kushtetuta nuk është lodër që mund të ndryshohet sa herë i teket Kryeministrit”, u shpreh Xhafaj.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











