Wollfarth: Parlament funksional për Gjykatën Administrative

Jun 14, 2011 | 14:49

KORCE- Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka apeluar sot per nje parlament funksional, ne permbushje te detyrimeve te tij dhe plotesimit te reformave qe e presin vendin.

Gjate nje takimi me dyer te mbylluar me kryetarin e Gjykatës së Korcës, Admir Belishta, mesohet se Wollfarth ka deklaruar se duhet të ketë një parlament funksional për të ngritur Gjykatën Administrative.

“Inkurajoj forcat politike të kthehen në parlament. Gjykata Administrative u shërben edhe investitorëve të huaj”, tha Wollfarth.

Me heret, ambasadori vleresoi vendimin e marre nga Kolegji Zgjedhor per numerimin e gjithe votave hedhur ne kutine e gabuar, e mandej vulosje e fituesit per garen per bashkine e Tiranes.

© Panorama.al

Te lidhura