Ambasadoret: Duhet të ketë dialog sa më shpejt

Jul 21, 2011 | 19:04
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Eugen Wollfarth

TIRANE- “Dialogu duhet të vij sa më shpejt, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit evropian”

Ky ishte reagimi i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth pas interesimit të gazetarëve, ndërsa ishte i shoqëruar dhe nga ambasadori i BE-se, Etore Sekui dhe zv.ambasadorja e SHBA-se, Deborah Jones.

Te tre ambasadoret theksuan rendesine e nisjes sa me shpejt te dialogut mes paleve politike, me qellim nisjen e menjehershme te reformave te nevojshme.

Dialogu tha Wollfarth, është në të mirë të Shqipërisë dhe një domosdoshmëri për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Me herete, ambasadori i BE-se dhe ambasadorja polake, Irena Tatarzynska bene thirrje per dialog mes paleve politike, ndersa shtuan se, integrimi i Shqiperise duhet te kthehet ne prioritet kombetar.

© Panorama.al

Te lidhura