Withers: Berisha e Rama bënë pakt për Bamir Topin

Aug 28, 2011 | 12:00

Zgjedhja e Presidentit në vitin 2007 kanë pasur vëmendjen e posaçme të Ambasadës Amerikane, deri aty sa të shkruhen edhe teoritë e konspiracionit si dhe paktet mes politikave.Ish-ambasadori amerikan, John Withers, ka dërguar në Uashington komunikime javore edhe një vit pas zgjedhjeve, në lidhje me rolin e Fatos Nanos në politikë, si dhe dyshimet për paktet mes Berishës e Nanos apo Ramës dhe Berishës për të larguar Nanon nga skena politike. Në disa prej kabllogrameve shkruhet gjerësisht në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri dhe rolin në politikë të ish-liderit socialist. Ish-ambasadori duket i bindur ndërsa shprehet se ka pasur një pakt mes Berishës e Ramës që Nano të mos bëhet President, pasi, sipas tij, të dy fituan një armëpushim publik dhe morën të dy diçka.
“Ka teori me bollëk në lidhje me qëllimet e Nanos. Disa teori konspirative sugjerojnë se Nano ishte futur në kurth nga Rama dhe Berisha për t’i mohuar

Kabllogrami mbi vizitën e Presidentit Topi në Greqi

atij Presidencën, duke bërë që Topi të merrte Presidencën, ndërsa Rama hoqi një barrë nga vetja dhe Berisha ‘futi në punë’ njeriun e tij. Verën e kaluar nxorën teorinë se në zgjedhjet presidenciale, rivalët Nano dhe Berisha kishin një pakt të fshehtë për të zgjedhur President ish-kryeministrin dhe që ky i fundit të mos prekte postin e Kryeministrit. Por, më e sakta do të ishte që ka një dyshim për pakt mes Berishës dhe Ramës për të larguar çdo influencë në këmbim të një armëpushimi publik. Me pak fjalë, disa këtu janë të gatshëm që dinakun Nano ta quajnë një mbetje të politikës shqiptare ose nënvlerësojnë aftësinë e tij për të luajtur Hardball në skenë, me një kthim në skenën

Kabllogrami mbi letrat e kryeprokurores dërguar ambasadorit

politike”, shkruan ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Withers. Vëmendja e tij ka qenë edhe në situatën politike të mëtejshme si te zgjedhjet apo bojkoti i opozitës. Ai shprehet se opozita nuk ka pasur strategji për bojkotin. “Vendimi për të bojkotuar bazohej në një afat kohor të paqëndrueshëm, për tezën e ‘luftës kundër së keqes’ dhe u kushtëzua nga një listë me kërkesa që ndryshonin në mënyrë të vazhdueshme. Askush në Partinë Socialiste s’e dinte se kur do të fillonte. Askush tani nuk e di se kur do të mbarojë dhe për sa kohë do të zgjasë. Ajo çfarë është e qartë është se PS nuk do të marrë kurrë atë që kërkon dhe Rama nuk disponon një strategji për të dalë nga skema e bojkotit. Kështu, edhe kur ata të kthehen në Parlament, dyert do të jenë gjithmonë të hapura për ta braktisur sërish atë”, shkruan ish-ambasadori për Departamentin e Shtetit në Uashington. Ndërsa për zgjedhjet e vitit 2009 ai do të theksonte se opozita nuk ishte e fokusuar tek elektorati, por te problematikat e pretenduara prej saj. “Është e qartë se PS nuk ka plan për të bojkotuar zgjedhjet sepse nuk do të kishin asnjë mbështetje ndërkombëtare në këtë. Kur punonjësit e Ambasadës i pyetën zyrtarët e PS-së nëse e kanë ndër mend një bojkot të zgjedhjeve, ata thanë: ‘Jo. E kemi kuptuar mesazhin’”, shkruan më tej Withers.

Disa nga të dhënat e kabllogrameve

Zhvillimet politike 2008

Ku janë fytyrat e FRESH-it?
Forumi Rinor Eurosocialist ka nxjerrë shumë figura kryesore politike nga e majta. Sot, kreu i PS-së, Edi Rama, ka veshur një bluzë së bashku me disa të rinj, ku shkruhet: “Nuk jam politikan”. Pavarësisht kësaj historie, FRESH nuk ka një kryetar dhe Rama e zëvendësoi atë me një figurë të panjohur. Sipas akuzave të ardhura në adresë të Ramës, ai akuzohet se e ka kthyer këtë organizatë në një NGO.

Ringjallja e Fatos Nanos? Ne jemi duke e pritur.
Në Shqipëri debatohet rreth rolit të Fatos Nanos në politikë, veçanërisht nga viti i kaluar, kur ai shtrëngoi dorën me Sali Berishën. Heqja dorë nga manteli i kreut të PS-së dukej e pazakontë për Nanon. Deri tani synimet e tij politike janë të paqarta. Disa njerëz të brendshëm mendojnë se ai ka e zhvendosur vëmendjen në interesat e tij personale dhe në biznes, ndërsa të tjerët shprehen se ai do të futet dukshëm në politikë, dhe pret vetëm një mundësi për ta bërë atë. “Flirti” i fundit me Ilir Metën dhe partinë e tij, LSI, u shoqërua me spekulime se Nano u rikthye, por disa të tjerë sërish thonë se ai është larguar përgjithnjë nga politika.
Gjatë bojkotit para zgjedhjeve 2007, Nano përdori influencën e tij duke negociuar me Kryeministrin Berisha dhe u arrit një datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Por, ndikimi i tij mund të ishte vendimtar bashkë me thashethemet se kërkonte mbështetje nga Berisha për karrigen presidenciale në vitin 2007. Nëse ishte apo jo një ujdi, ajo dështoi pasi Nano humbi në raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit.
Ka teori me bollëk në lidhje me qëllimet e Nanos. Disa teori konspirative sugjerojnë se Nano ishte futur në kurth nga Rama dhe Berisha për t’i mohuar atij Presidencën, duke bërë që Topi të merrte Presidencën, ndërsa Rama hoqi një barrë nga vetja dhe Berisha “futi në punë” njeriun e tij.
Është e mundur që dështimi i Nanos për të marrë Presidencën vitin e kaluar dhe sipas disa parashikimeve politike, thjesht epoka politike e Nanos ka marrë fund. Me pak fjalë, disa këtu janë të gatshëm që dinakun Nano ta quajnë një mbetje të politikës shqiptare ose nënvlerësojnë aftësinë e tij për të luajtur Hardball në skenë, me një kthim në skenën politike.

Shkurt 2008
Verën e kaluar nxorën teorinë se në zgjedhjet presidenciale, rivalët Nano dhe Berisha kishin një pakt të fshehtë për të zgjedhur President ish-kryeministrin dhe që ky i fundit të mos prekte postin e Kryeministrit. Por, më e sakta do të ishte që ka një dyshim për pakt mes Berishës dhe Ramës për të larguar çdo influencë në këmbim të një armëpushimi publik.

Dhjetor 2008
Megjithëse Erjon Veliaj dhe partia e tij “G99” po garojnë për herë të parë në zgjedhje, duket se mund të fitojnë një vend në Kuvend. Megjithëse Veliaj duket një lojtar i vogël në politikë, lidhja e tij me Edi Ramën, si dhe suksesi në krye të Mjaft-it, mund t’i sjellë një të ardhme premtuese. Nëse Veliaj ka të drejtë në lidhje me qëllimet e Ilir Metës për këto zgjedhje, atëherë kjo është një evidencë që Meta duhet të marrë masa drastike për partinë e tij LSI.

Zgjedhjet 2009
Sipas sondazheve të Zogby-it, Partia Demokratike është pak pikë para në krahasim me socialistët kur kanë mbetur pak javë nga dita e zgjedhjeve. Duket që PS ka qenë më e interesuar në çështjen e infrastrukturës së zgjedhjeve dhe sigurisë së kartave, sesa te elektorati. Shënojmë: Është e qartë se PS nuk ka plan për të bojkotuar zgjedhjet sepse nuk do të kishin asnjë mbështetje ndërkombëtare në këtë. Kur punonjësit e Ambasadës i pyetën zyrtarët e PS-së nëse e kanë ndër mend një bojkot të zgjedhjeve, ata thanë: ”Jo. E kemi kuptuar mesazhin”.

Bojkoti i opozitës, shtator 2009
Pas një humbjeje të hidhur të zgjedhjeve në qershor, kryetari i Partisë Socialist ka nisur një fushatë energjike për të kritikuar rezultatin e zgjedhjeve si dhe një demonstratë të madhe, e parashikuar të zhvillohet më 10 tetor. Fillimisht njerëzit ishin të bindur se Rama kishte krijuar perceptimin e një partie të kërcënuar nga armiq të jashtëm; në të vërtetë, një strategji që kishte qëllim të luftonte kundërshtarët brenda Partisë Socialiste.

Ku të çon bojkoti?
Vendimi për të bojkotuar bazohej në një afat kohor të paqëndrueshëm për tezën e “luftës kundër së keqes” dhe u kushtëzua nga një listë me kërkesa që ndryshonin në mënyrë të vazhdueshme. Askush në Partinë Socialiste nuk e dinte se kur do të fillonte. Askush tani nuk e di se kur do të mbarojë dhe për sa kohë do të zgjasë. Ajo çfarë është e qartë është se PS nuk do të marrë kurrë atë që kërkon dhe Rama nuk disponon një strategji për të dalë nga skema e bojkotit. Kështu, edhe kur ata të kthehen në Parlament, dyert do të jenë gjithmonë të hapura për ta braktisur sërish atë.

Historia

Ambasadori Withers ka komentuar edhe ngjarje në lidhje me historinë e Shqipërisë apo edhe ndikimin e sportit. “Ndërkohë që shqiptarët bien dakord që Dita e Pavarësisë së tyre është 28 Nëntori, ende nuk është caktuar Dita e Çlirimit, e festuar tradicionalisht më datë 29 Nëntor. Të dyja partitë politike e festojnë në ditë të ndryshme çlirimin, ndërsa për njerëzit, shumica e tyre do të votonin që të kishte dy ditë pushim, sesa vetëm një”, thotë ai. Ndërsa për sportin komentohet se “ekipi shqiptar i futbolli mbledh ndjenja patriotike të të gjithë shqiptarëve kudo në rajon. Të veshur kuq e zi, tifozët e ardhur nga vendet fqinje duket sikur presin të shohin “Shqipërinë e Madhe”. Lojtari me origjinë nga Kosova, Lorik Cana, ka thënë se nëse ekipi do të ndahet në dy pjesë, ai nuk ka vendosur ende se ku do të jetë lojtar: në ekipin e Shqipërisë apo në atë të Kosovës”.

Prill 2008, letrat e Ina Ramës dërguar Withers

Pas ngjarjes së Gërdecit, kryeprokurorja Ina Rama i ka dërguar dy letra ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, John Withers, ku i kërkon ndihmë nga FBI-ja për hetimet, ndërsa në letrën tjetër ajo jep të dhëna mbi hetimet që përfshijnë disa shtetas amerikanë, kryesisht të lidhur me kompaninë “AEY”. Parlamenti miratoi kandidaturat për në Gjykatën e Lartë. Në fund, si Kryeministri, ashtu edhe Presidenti, e shpallën si fitore sikur të dyja palët morën diçka.

WikiLeaks, 300 sekrete për Shqipërinë

Kabllogrami mbi zbulimet e naftës në Shqipëri

WikiLeaks zbardh më se 300 dokumente (kabllograme) të Ambasadës Am-erikane në Tiranë drejtuar Departamentit të Shtetit.Dokumentet janë të viteve 2006 deri në vitin 2010, kryesisht të dërguara nga ish-ambasadori John Withers. Kabllogramet janë kryesisht raporte mbi situatën në Shqipëri, të firmosura nga vetë ambasadori, të shkruara si raporte javore. Vlen të theksohet se në faqe të tëra, ish-ambasadori nuk ka përtuar që të dërgojë çdo informacion të mundshëm rreth Shqipërisë, që nga artikujt e mediave, deri te thashethemet në kafenetë e Tiranës. Disa nga këto çështje të trajtuara lidhen edhe me tema në nxehta të politikës së brendshme, por edhe çështje që kanë të bëjnë me interesa strategjike. Kabllogramet kanë edhe profile të politikanëve shqiptarë duke mos kursyer edhe të dhënat personale të tyre të kontaktit, si dhe rolin dhe ndikimin në trojet shqiptare. Në vitet 2006 dhe 2007 materialet janë të pakta dhe flasin kryesisht për situatën ekonomike, mungesën e dritave dhe zgjedhjet lokale. Por, më pas, me zgjedhjen e Presidentit dhe sidomos me ngjarjet politike të vitit 2008 dhe zgjedhjet 2009, kanë marrë një rëndësi të madhe në komunikimin diplomatik që ish-ambasadori dërgonte në Uashington. Të gjitha kabllogramet janë përpunuar nga vetë WikiLeaks, duke nxjerrë të plotë informacionin e tyre. Kështu, gjatë vitit 2008 nuk mungojnë as të dhëna rreth ngjarjes së Gërdecit, korrespondenca e plotë me dy letra mes kryeprokurores Ina Rama dhe ambasadorit, si dhe të dhëna e detaje hetimesh të personave të përfshirë në ngjarje. “Pas ngjarjes së Gërdecit, kryeprokurorja Ina Rama i ka dërguar dy letra ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, John Withers, ku i kërkon ndihmë nga FBI-ja për hetimet, ndërsa në letrën tjetër ajo jep të dhëna mbi hetimet që përfshijnë disa shtetas amerikanë, kryesisht të lidhur me kompaninë “AEY””, thuhet në një nga kabllogramet. Ambasadori flet gjerësisht edhe për punën e Kuvendit, ku është përqendruar në zgjedhjen e anëtarëve në Gjykatën e Lartë. “Parlamenti miratoi kandidaturat për në Gjykatën e Lartë. Në fund, si Kryeministri, ashtu edhe Presidenti, e shpallën si fitore sikur të dyja palët morën diçka”, thotë ish-ambasadori në një nga kabllogramet. Në lidhje me situatën ekonomike jepet një pasqyrë e plotë e tregjeve si dhe ku mund të investohet. Gjithnjë, Ambasada i është trembur një roli në rritje të rusëve për tregjet e naftës së gazit që mund të kalojnë përmes Shqipërisë.

Çështje të trajtuara në WikiLeaks

.    Raportet mes politikanëve kryesorë në vend

.    Të dhëna dhe kontakte të krerëve të shtetit, politikanëve, profile të tyre

.    Të dhënat ekonomike të vendit, rritja ekonomike, turizmi, si dhe mundësitë për të investuar

.    Të dhëna mbi potencialet e Shqipërisë dhe ndikimin e vendeve si Rusia në çështjet e naftës dhe të gazit

.    Vizitat jashtë vendit dhe ndikimi i politikave shqiptare në Kosovë e Maqedoni

.    Kompanitë më të mëdha të vendit, si dhe tregjet strategjike

.    Kërkimet për naftë, si dhe zbulimet e mundshme në det dhe Veri në vendit

.    Shoqëria shqiptare, gjakmarrja, jeta e gruas dhe emancipimi

.    Krimi i organizuar, trafikimet dhe roli i qeverisë

.    Korrupsioni në nivelet të larta, si dhe puna e gjykatave shqiptare

Julian Asanzh
Julian Asanzh është personazhi që krijoi WikiLeaks, duke bërë të mundur që të publikohen më se 300 mijë kabllograme sekrete diplomatike amerikane. Pjesë e tyre janë edhe për Shqipërinë. Ai është ende në proces gjyqësor në Londër, pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit. Deri tani spekulohet se një marins i ri në moshë, që punonte në Pentagon, ia kaloi të gjitha informacionet me anë të një USB-je Asanzhit, i cili i hodhi të gjitha në internet. Publikimi i tyre nxiti një debat botëror, si dhe tregoi se sa i cenuar është sistemi i informacionit të klasifikuar. Gjithsesi, shumica e të dhënave nuk mund të klasifikohen si top-sekret.

© Panorama.al

Te lidhura