
TIRANË- Një sërë dokumentesh publikuar mesnatën e mbrëmshme nga Wikileaks hedhin dritë mbi shumë ngjarje të rëndësishme në vendin tonë dhe informacionin klasifikuar konfidecial që i dërgohej herë pas here Uashingtonit.
Në 6 faqe qe permbledhin qindra kabllograme publikuar ne sitin e Wikileaks gjen të dhëna të shumta që nga situata para e pas zgjedhore e vitit 2009, lufta e bërë për reformën zgjedhore dhe ndryshimet në kod, koalicioni i shpallur në konferencë për shtyp mes kreut te qeverise , Sali Berisha me kreun e LSI-së, Ilir Meta, roli i ish liderit të PS-së, Fatos Nano e deri në të dhëna për ngjarje sociale, si virusi AH1N1, gratë më të pushtetshme në vend, trafiku, migracioni e kështu me radhë.
Reforma zgjedhore
Një pjesë e vecantë në listën e gjatë të informacioneve i kushtohet reformës zgjedhore, ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas rënies dakord mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, me synim eleminimin e partive të vogla. Në një dokument në prillit 2009 pasqyrohen përpjekjet e bëra nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, që kundërshtoi ashpër kodin, duke hyrë me disa deputetë edhe në grevë urie në sallën e parlamentit.
“I sigurtë se kjo reformë nuk do të mund të eleminojë partinë e tij, Ilir Meta me ambicjen e fortë politike e ka drejtuar atë drejt gjetjes së mundësive për të shfrytëzuar reformën zgjedhore për përfitime të mundëshme”- thuhet në pjesën e raportit që jep të dhëna për këtë cështje.
Buxheti për zgjedhjet
Në raportin dërguar në 8 prill të vitit 2009, të titulluar “Shqipëria ecën në një litar të tendosur financiar” raportohet se Shqipëria po kalon një situatë të rrezikshme financiare për shkak se kriza ka goditur të ardhurat, ndërsa qeveria nuk heq dorë nga shpenzimet e larta para zgjedhjeve. Fjalet jane ne goje te ish ambasadorit John Withers, sipas te cilit “Berisha duket i gatshëm të rrezikojë gjithçka për t’u rizgjedhur. Mënyra e vetme që kjo situatë të menaxhohej në mënyrë të rrezikshme do të ishte sikur ai të ishte me sy të mbyllur, edhe pse disa mendojnë se është sakaq. Megjithatë në të kaluarën qeveria ka treguar një aftësi të çuditshme për të evituar katastrofat edhe pse në minutat e fundit”.
Roli i ish kryeministrit Fatos Nano
2008-02-27 15:23
Në pjesën e raportuar të kësaj date vlerësohet roli i ish-kryeministrit Fatos Nano në politikën shqiptare si i është debatuar gjerësisht, veçanërisht që nga rënia e tij nga Kryeministër dhe dorëheqja si kryetar i Partisë Socialiste (PS) në vitin 2005.
“Marrja e kreut te PS nga Edi Rama Kryebashkiak i Tiranës dukej e pazakonte në atë kohë për njeriun me ambicie politike, qe ishte dhe pritet te jete përsëri. Deri tani synimet e tij politike nuk janë qartësuar, dhe veprimeve te tij u mungon që nga viti 2005 kohezioni. Disa besojnë se ai ka zhvendosur vëmendjen e tij në biznes dhe interesat personale para të politikës, të tjerët presin që ambicia e tij politike mbetet e fshehte, dhe ai pret vetëm për një mundësi të kthehet dukshëm në skenën kombëtare. Flirtet e fundit të Nanos me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), Kryetari dhe ish-kryeministri Ilir Meta kane mbushur Tiranen me spekulime se rikthimi i tij është gati të fillojë. Sigurisht, disa këtu besojnë se ai ka bere mire qe është larguar nga skena politike”- thuhet në raport.
Në fund komentohet shtrëngimi i duarve mes Nanos e Berishës.”Takimi mund të ketë arritur një qëllim afat të shkurtër”- thuhet në të. ” Shtrengimi publik i duarve mes Nanos dhe Berishes gjatë bojkoti ne zgjedhjet 2006-7 nuk shihej si kthimin triumfues të një burrë shteti që Nano priste”
Gara në zgjedhje
Në një tjetër dokument dërguar vetëm 9 ditë përpara ditës së zgjedhjeve shkruhet:
“Gara është shumë e ngushtë. Pavarësisht se PD ka avantazh në para dhe perceptimin e forcës, sondazhet e paraqesin afër barazimit. Ndërsa strategjia e PS-së është të përfitojë nga gabimet e Berishës siç është tragjedia e Gërdecit, skandalet e korrupsionit dhe mbështetja që gëzon e majta për t’ja rritur shanset e fitores”.
“Megjithatë vërehet një plan i PS-së për një bojkot të mundshëm të komisioneve elektotorale që do të çojë në paralizimin e proçesit, në ambasada e kemi bërë të qartë tek PS se një veprim i tillë nuk do të mirëpritet sikurse edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.
LSI, koalicioni me Berishen
2009-07-06 14:37
Në një konferencë shtypi më 4 korrik, kreu i LSI Ilir Meta njoftoi vendimin e tij për të pranuar ftesën e Sali Berishës për tu bashkuar në një koalicion me PD e Berishës. Shtator. Shtimi i katër votave të LSI për 70 të PD-së, ose 71 (varet nga tabela përfundimtare e votave) do të bëjë të paktën 74/75 vota favor të Berishës si PD (71 vota janë të nevojshme për të miratuar PM).
Meta e përshkroi vendimin për t’u bashkuar forcat me PD si “më të vështirin e karrierës së tij politike, dhe tha se ai mbetet një socialist, por shtoi se ai do të bashkojnë forcat me Berishën “për hir të integrimit të Shqipërisë “. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Meta tha se ai kishte hedhur poshtë një ofertë për të hyrë në një koalicion me kreun e PS Edi Rama, duke pretenduar se PS kishte blerë votat e deputetëve. Shpallja koalicionit nga ana e Metës zuri shumë vëzhgues në befasi, shumica e të cilëve e kishte supozuar se socialist gjatë gjithë jetës kurrë nuk do të nënshkruanin një marrëveshje me Berishën.
Berisha ne Parlament, shperthimi ndaj Balles
08 Tirana 585 / 2008-08-01
Ne nje dokument me vete raportohet per ngjarjen ne Kuvend, te dates 23 shkurt të vitit 2008, ku Berisha fyeu dhe më pas kërcënoi deputetin e PS-se, Taulant Balla. Gjuha specifikohet e rnde ne terma përdhosës. “Megjithëse shpërthimi i Berishës nuk është asgjë e re, kjo retorikë nga kryeministri ka shokuar edhe klasën politike më të fortë dhe median. ‘Siklet dhe turp’, këto janë reagimet më të dëgjuara. “Të bërtiturat e Berishës, shtuan edhe spekullimet se presioni në rritje, pas Gerdecit dhe në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, më në fund e kanë zënë ngushtë Berishën”- thuhet ne fund te raportit ne pjesen e komentit.
© Panorama.al











