WikiLeaks,Bild:S’më pëlqejnë kroatët e shqiptarët

Feb 27, 2012 | 16:27

WikiLeaks e ka nisur javen me publikimin e mbi 5 milion mesazheve elektronike, në drejtimit të kompanisë së inteligjencës amerikane Stratfor.

Pjesë e tyre jane edhe opinione te diplomateve, apo informacione qe lidhen me politikanet e njohur ne bote.

Ne morine e mesazheve, mediat e huaja kane vecuar sot nje email qe shfaq qarte preferencat dhe pikepamjet e ministrit të Jashtëm të Suedisë, Carl Bild.

Sipas tyre, Bild e deshiron Suedine nje superfuqi boterore, nuk i pelqejne shqiptaret dhe kroatet dhe nuk ka ndonje simpati te madhe per Kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin, te cilin e etiketon “Chetnik” (organizatë paramilitare në Serbi).

Pas kesaj ka reaguar zëdhënësja e ministrit, Anna Charlottar Johansson, sipas te ciles gjithcka e publikuar nuk eshte me shume se nje informacion thashethem.

Reagimi nuk eshte mbyllur me kaq. Bild ka ironizuar me publikimin e WikiLeaks, duke shkruar ne profilin e tij ne Twitter.  “WikiLeaks ka publikuar maile të paqarta ku thuhet se jam “shumë i gjatë, kam memorie fotografike (të mirë) dhe jam shumë i zgjuar”. A nuk duket kjo paksa qesharake?”, shkruan ai.

© Panorama.al

Te lidhura